Albspirit

Media/News/Publishing

Holanda mund të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Holanda mund te jete serish një pengesë e madhe për Shqipërinë ne rrugëtimin e saj drejt integrimit ne Bashkimin Europian.  ABC News ka mësuar që disa deputetë holandezë, relatorë të partive të tyre për çështjet e Evropës, janë shumë kritikë dhe të prirur për të votuar kundër propozimit për hapjen e negociatave. Burime nga partitë opozitare i thane për ABC News që do të ketë vota kundër hapjes se negociatave me Shqipërinë. Kurse deputetet e qeverisë e kane pak të vështirë të flasin sepse parimisht nuk flasin pa u njohur me detajet e propozimit që do të niset nga Brukseli në Hagë.

Por të paktën një deputet i partisë së Kryeministrit Mark Rutte tha jashtë kamerave, që hapja e negociatave me shume gjasa nuk do të ndodhë, por vendimi i grupit do të merret zyrtarisht kur kërkesa e Brukselit të shkojë në Tiranë.

Holanda ka një sistem parlamentar me 150 deputetë dhe për të siguruar shumicën e propozimit do te duhen 76 deputete. Burime te rezervuara i thane Abc Neës se afro 55 deputetë do të votojnë me siguri kundër propozimit te Bashkimit Europian. Por pritet qe numri i kundërshtuesve të jetë më i lartë për shkak se edhe partia e kryeministrit Mark Rutte që ka aktualisht  40 deputetë pritet të votojë po ashtu kundër këtij propozimi.  Shkak për ketë pengese sipas burimeve holandeze janë klandestinët dhe  azilkërkuesit, të cilët janë bërë një problem i madh në Holandë.

Please follow and like us: