Na griu tradhëtia
Nga Përparim Kabo
Kujdesi që BE-ja mos ndotet me Shqipërinë kriminale dhe kanabiste duke e pranuar atë, do të thotë që Europë ne ju duam juve, madje ju duam më shumë se vendin tonë. Harrohet një parim etik që të huajt e kanë shumë për zemër. Ai që shan vendin e tij nuk ka se si të dojë një vend tjetër.
Por edhe nëse Shqipëria ka kriminalitet dhe kanabisim, hyrja ne BE nuk është stinor. Nesër do vijë në pushtet partia “antikrim dhe antikanabis,” por që duhet të na thotë, kur do bëhet parti antikorrupsion në drejtësi dhe kudo, partia që shkon në gjykatë kur e thërrasin liderin e saj e që u sëmur me diare, që nuk shet detin dhe nuk vret në fabrikë demontimi armatimesh apo në bulevard… Sa mbrapa jemi si në mesjetë.
Se së paku në Konferecën e Paqes së Parisit 1919, paçka se kishte shumë delegacione shqiptarësh që se takonin njëri-tjetrin, të gjithë ishin për një çështje, njohjen e Shqipërisë. Po kështu mendonte edhe Imzot Bumçi, ndërsa pinjolli i kësaj familje të nderuar, sot po thuaj pas 100 vitesh flet si para 500 e ca vjetëve, ku disa princa ishin me osmanët kundra Skënderbeut dhe ca me Perëndimin e Skënderbeun! Mjerim, sa poshtë ka rrënë dinjiteti. BE flet për Çamërinë, yzmeqarët shkojnë e thonë të kundërtën.
Eh, si tha Ismail Qemali kur e ndjeu helmin;…”Na griu tradhëtia”…