Prezantim me Indinë, si sektori i ndërtimit po ndryshon një komb të tërë
Me një buxhet prej 2 trilionë dollarësh, në vitin 2030, India parashikohet që do të jetë ekonomia e tretë më e madhe në botë.
Urbanizimi në rritje ka qenë një ndër faktorët kryesorë që ka çuar në rritje të nivelit të ndërtimeve në Indi.
Popullsia prej 1.2 miliardë banorësh dhe që pritet të shkojë deri në 1.5 miliardë në një të ardhme shumë të afërt, po shoqërohet edhe me rritje të numrit të ndërtesave të reja.
Në rritje nuk është vetëm sektori i ndërtesave që do të përdoren më vonë për banim, por me të njëjtin ritëm po rritet edhe sektori i ndërtimit të projekteve, të cilat mbrojnë mjedisin, ose siç njihen ndryshe “projektet e gjelbra”, si dhe përmirësimet e nevojshme të infrastrukturës aktuale.
Këtu mund të përmendim, për shembull nismën e 100 qyteteve të zgjuara. Ky është një plan i udhëhequr nga qeveria për krijimin e ndërtesave të reja, si dhe për përmirësimin e atyre aktualeve, ku të gjitha të marra së bashku do ta pozicionojnë Indinë si një lojtare me mjaft influencë në botë.
E gjithë kjo punë pritet të rrisë të ardhurat e brendshme të Indisë në sektorin e ndërtimit deri në vlerën 500 miliardë dollarë për një periudhë 4-vjeçare.
Me rritjen e punës në sektorin e ndërtimit, rritet edhe punësimi i arkitektëve të rinj, të cilët do të sjellin një frymë të re në ndërtimet e Indisë.
Shtëpia më e shtrenjtë në botë, Antilla, prej 27 katesh, është vetëm njëri prej këtyre projekteve të reja, të cilat i tregojnë botës këtë frymë të re të megaprojekteve luksoze.