Sot një femër favorite për presidente, 110 vite më parë kjo aktiviste luftonte për të drejtën e votës së grave
Në 8 Nëntor 1872, Susan B.Anthony, aktiviste feministe dhe reformatore sociale, u arrestua duke hedhur votën e saj në mënyrë të plaigjshme në zgjedhjet presidenciale. Ishte koha kur gratë amerikane ende nuk zotëronin të drejtën e votës.
Anthony është ndoshta mbrojtësja më e fuqishme për të drejtën e votës së grave në historinë amerikane.
Ajo udhëtoi përgjatë gjithë vendit duke advokuar për një amendament kushtetues që iu jepte grave të drejtën e votës.
Sot, 110 vjet pas vdekjes së saj, një grua është favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Njerëzit janë mbledhur për homazhe në varrezat e Mount Hope në Rochester, të Neë York ku reformatorja është varrosur.
Ajo vdiq në 1906, 14 vite para sa klimi i amedamentit të 19-të për të cilin ajo loboi, të përligjte gjithë luftën e saj për të drejtat e grave.
Këtë vit, për ta nderuar, mbi gurin e varrit të saj, qytetaret femra vendosën afishe që lexonin “Unë votova”. Disa e lexonin këtë veprim edhe si shenjë mbështetjeje për kandidaten femër në këto zgjedhje, Hilary Clinton.