Të bukura dhe elegante, fiksimi pas lëkurës
Që e zeza të shkon, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ajo i bën femrat të ndihen elegante dhe seksi, mike e të gjitha femrave që duan të kenë pak sensualitet në lukun e tyre,, qoftë casual, për një mbrëmje apo për një rast.
E keni parasysh kur keni dashur të kompletoni lukun tuaj dhe keni hedhur sytë tek lëkura e zezë? Është pikërisht ajo që ju duhet.
E njëjta gje vlen dhe për këpucën me takë që përshtatet për çdo rast. Por nëse doni të blini një çantë të re? Megjithëse kombinojmë ngjyrat, sërish përpiqemi të gjejmë të zezën tek ato.
Olivia Palermom, mbretëresha e lukut perfekt na tregon si të veshim pantallona lëkure dhe të jemi supershik, pantallona të zeza si kilota dhe peliçe me detaje pitoni.
Një tjetër fanatike e lukut të lëkurës së zezë është supermodelja Gigi Hadid, që nuk heq dorë nga lekura me zinxhire në versionin “strong”. Por mos abuzoni, ose të paktën qëndroni si Gigi!
Ju pëlqen stili rock? Për ditën janë perfekte modeli biker apo çizmet me lëkurë të zezë, të kombinuara me xhinse. Doni të jeni shik, por me kombinim të lëkurës së zezë. Keni menduar të kombinoni lëkurën e zezë me kashmir me ngjyrë kamelia.
Gjithmonë në vazhdën e kontrasteve është stina e lëkurës së zezë e kombinuar me pambukun. Provoni një veshje lëkurë e zezë që në mbrëmje duket shumë seksi, ndërsa gjatë ditës kombinoheni me një këmishë të gjerë. Rezultati është vërtetë super.
Ju pëlqen të guxoni? Kombinoni lëkurën me lëkurë, apo si thuhet, nëse doni ta ekzagjeroheni, bëjeni sa më mirë.
Ju pëlqen një veshje më ‘e lehtë’? Provoni trendin e stinës: Ngjyrat metalike në tonalitetet e rozës të kombinuar me detaje të lëkurës së zezë.