Turqia kritikon Mogherinin dhe Gjermaninë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka kundërshtuar kritikat e shefes por politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherni, si të “papranueshme” duke theksuar se BE-ja nuk e kupton ndjeshmërinë e Ankarasë në luftën kundër terrorizmit.
Ministria e jashtme në Ankara tha se BE-ja ka humbur kredibilitetin e saj tek qytetarët e Turqisë kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit.
Më heret gjatë ditës, Mogherini ka kritikuar ashpër veprimet e pas grusht shtetit të Turqisë, duke i bërë thirrje Ankarasë “që të ruaj demokracinë e saj parlamentare, përfshirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit, liritë themelore dhe të drejtat e secilit për një gjyq të drejtë”.
Mogherini i përshkroi masat ndaj mediave turke dhe politikanëve të opozitës që prej dështimit të puçit ndaj presidentit Recep Tayyipp Erdogan në korrik, si “shumë shqetësuese”.
Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, më 8 nëntor akuzoi Gjermaninë për lejimin e dy grupeve militante nga Turqia që të veprojnë pa ndëshkim në tokën gjermane – Partinë e Punës të Kurdistanit (PKK) dhe Frontin Çlirimtar të Popullit Revolucionar (DHKP-C).
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka hedhur poshtë pohimet e Cavusoglut, duke thënë se edhe PKK PKK dhe DHKP-C janë ndaluar dhe “ndjekur penalisht” në Gjermani si “grupe terroriste”.