VENDIM Nr. 758, datë 28.10.2016 PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BASHKIM FINO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI:
1. Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Bashkim Fino, në masën 560 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI: Edi Rama
Please follow and like us: