Zgjedhjet amerikane – Shtetet “hileqare” ku vendoset fati i kandidatëve për në Shtëpinë e Bardhë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por kur është fjala për zgjedhjet presidenciale, parashikimii fituesit bëhet duke ndjekur garën vetëm në disa prej tyre.
Këto janë shtete të ashtuquajtura fushëbeteje, shtete të lëkundura ku asnjë nga kandidatët nuk ka epërsi të qartë. Prandaj pretendentët shpenzojnë më shumë kohë dhe fonde për fushatë aty.
Si rezultat, demokratja Hillari Klinton dhe republikani Donald Tramp nuk kishin nevojë të bënin fushatë në shtete si Nju Jorku, Havai, Uajoming apo Alabama. Asnjë kandidat republikan nuk ka fituar në Nju Jork apo Havai që nga 1984-a, ndërsa Uajomingu dhe Alabama nuk kanë votuar për asnjë demokrat që në 1964-ën. Të dyja kampet organizojnë në 12 shtetet e lëkundura operacione masive fushate me reklama të shumta në televizor dhe telefonata për të bindur votuesit.
Keto shtete “hilqeare” që ndërrojne shpesh kahun e votimit janë:
- Florida
- Ohajo
- Kolorado
- Pennsilvania
- Nevada
- Virxhinia
- Miçigan
- Karolina e Veriut
- Ajoua
- Arizona
- Uiskonsin
- Nju Hampshër
- Xhorxhia
Florida dhe Ohajo, të dy me një numër të madh votash elektorale, janë dy shtete që ndiqen me vëmendje në çdo proces zgjedhor.
Që nga zgjedhjet e 1976 në Florida kanë fituar gjashtë herë demokratët dhe katër herë republikanët. Në Ohajo gjatë kësaj periudhe ka pasur pesë fitues republikanëe pesë demokratë. Koloradon e ka fituar një kandidat republikan shtatë herë që nga 1976, por Barak Obama fitoi atje në 2008 dhe 2012 duke sinjalizuar ndryshime në këtë shtet.
Obama theu një traditë edhe më të gjatë republikane në Virxhinia, ku fitoi të dyja zgjedhjet. Në 2004-ën, në një garë shumë të fortë në Ohajo, dy rrjete televizive pritën deri në orën një të mëngjesit në ditën pas zgjedhjeve për të deklaruar se Xhorxh Bushi kishte fituar në atë shtet.