Zgjedhjet në SHBA 2016: Suzana Shkreli falënderon shqiptarët e saj në Amerikë
MACOMB COUNTY MI : Suzana Shkreli, e cila votojë ne Macomb County, the është duke shpresuar të fitojë një ulëse në Kongresin e Amerikan, duke u bërë këtshtu ndoshta edhe gruaja e parë më e re në histrinë e kongrseit Amerikan, dhe kongresitja e parë në histrorinë e emigracionit shqiptarë në SHBA, ka lëshuar një mesazh në satusin e saj në rrjetin shqoqëror Facebook, duke thënë se :”-Sot është Dita e zgjedhjeve! Faleminderit! të gjithë atyre që më përkrahën dhë mëbshtetën vullnetarisht, dhe kan kontribuar, për të më dhënë edhe një inkurajim për këtë fushatë gjatë 4 muajve të fundit“, shkruan ajo duke shtuar se vlerëson jashtëzakonisht kontribuesit dhe mbështetësit e saj duke shtuar se :’ Pa ju, natyrishtë që nuk do të mund të kisha bërë këtë garë, që është në ditën e fundit të saj “.
Shkreli madje me këto zgjedhje e ka përkufizuar demokracinë, si një “sport” i cili nuk është vetëm i atyre që e ndjekin, por i të gjithë qytetarëve, të cilët me votën e tyre , votojnë për shpresën dhe të ardhmen e tyre.
Andaj ajo thotë se “Demokracia, nuk është një sport vetëm i spektatorve, të dalin jashtë dhe të votojnë, për dikë dhe në qoftë se ju e dini që për ju mund të shërbejë më mirë se një tjetër, qoftë ajo edhe një grua, për të drejtuar dhe të drejtuar në një kohë të vështirë, sepse ne kemi një “ borxh” për veten dhe njëri-tjetrin për të qëndruar dhe për të luftuar për shpresën e një të nesërme më të mirë!”
Suzan Shkreli simbas shtypit amerikan është e përfshirë në listën e 19 femrave amerikanë që do të bëjnë historinë në këtë zgjedhje :
Hillary Clinton, e ka bërë historinë, prej se kur këtë fund korriku – Konventa e Partisë Demokrate, e zgjodhë atë, si kandidaten e parë femër , në Shtetet e Bashkuara, për Presidente, i një partie të madhe politike në historinë amerikane.
Duke treguar në këtë mënyrë, edhe grave dhe vajzave amerikane, që e lakmojnë politikën dhe suksesin e saj, gjithashtu, mund të jenë edhe ato një ditë për të drejtuar për poste të larta politike dhe të kenë sukses, në politikën amerikane.
Por, ajo nuk është e vetme politikane femra në SHBA, që zgjedhja e të cilës do të jetë historike.
Kështu të paktën thuhet simbas revistës “Politico” në Capitol Hills në ëashington , ku saktësohet se në zgjedhjet e 8 nëntorit, SHBA, sot shkojnë në një Kongres që “krenohet” se është me vetëm 19 për qind gra, kur më shumë se 19 gra të tjera, janë gati që të nisin sfidën nga të dy anët e spektrit, dhe që mund të përfundojnë me sukses, duke i thyer barrierat, nëse ato zgjedhen sot në të “Martën e madhe” në 8 nëntor.
Bile njëra prej tyre është Suzanna Shkreli – një Demokrate kandidate zyrtare për Dhomën e Përfaqësuesve, së SHBA, nga shteti federal i Michigan ku ajo :” Nëse zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë shqiptare amerikane në Kongres, dhe e para nga Ballkani në historinë e Capitol Hill dhe më e reja”.
Suzanna Shkreli, është 29 vjeçe, punon si një asistente për zyrën e Prokurorit për Macomb County, Michigan, duke u marrë në përgjethësi me rastet e abuzimit të fëmijëve.
Shkreli i ka hyrë garës zyrtarisht në korrik, si sfidante Partisë Demokratike të SHBA-së kundra kandidatit në detyrë Mike Bishop(Republikan) pasi Melissa Gilbert, ka rënë nga gara për arsye shendetësore.
“Unë kam qenë duke bërë shërbim në poste të rëndësishme publike për pesë vitet e fundit,” tha ajo për Detroit Free Press. “Unë nuk kam përvojë politike, por kur Melissa Gilbert, për arsye shendetësore u “detyrua” për ta braktisur, garën, kjo sfidë me mbetet mua ngaqë tashmë unë kam vendosur për të arritur suksesin dhe për të drejtuar.”
Në një deklaratë në faqen e saj të fushatës, Shkreli, vë në dukje: “Unë jam një nga ata fëmijë që i përkas brezit të parë të fëmijëve të emigrantëve amerikan. Prindërit e mi shqiptarë kanë punuar shumë për shkollimin tonë. Ata kan punuar në punë shumë të vështira, vetëm për të na ndihmuar ne fëmijëve, motrën time, vëllezërit e mi dhe mua për të marrë një arsimim sa më të mirë dhe të përfundojmë kolegjin. Kjo është pse unë i kam kushtuar tani më edhe karrierën time për të dhënë përsëri, dhe duke ndihmuar për të siguruar që brezi i ardhshëm ka mundësi të njëjta që kam dhe kisha unë. ”
Ajo po kandidon për Qarkun 8 të Kongresit në Michigan, dhe nuk përjashtohet asnjë mundësi për të fituar megjithëse gara është shumë e vështirë , por amerikanët thonë : “You never Know !”.