Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë

president-obama-campaigns-for-hillary-clinton-ohio_7ed1b52e-a4b2-11e6-8311-ecdc6071292f

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen çdo katër vjet të martën e parë të muajit nëntor, megjithëse Gjykata Kushtetuese vendosi që këtë vit zgjedhjet të zhvilloheshim më 8 nëntor, praktikisht në të martën e dytë të muajit.

Sistemi i votimit

Votimi në Amerikë është i përgjithshëm, jo i drejtpërdrejt (që do të thotë se presidenti nuk zgjidhet direkt nga votat e popullit), dhe më një raund në të 50 shtetet, dhe në krahinat e Kolumbisë dhe Washington që nuk është një pjesë e asnjë shteti. Votuesit zgjedhin mes kandidatëve për president dhe për zëvendës president. Vota e popullit të çdo shteti dikton numrin e përfaqësuesve për në “Kolegjin  të zgjedhurve”.

 

Si funksion “Kolegji i të zgjedhurve”

Kolegji i të zgjedhurve përbehet nga 538 anëtarë në total dhe numri i anëtarëve të secilit shtet është në përpjesëtim me popullsinë e tij. Kalifornia, shteti me popullsinë më të madhe ka 55 të zgjedhur, Teksasi 38, ndërsa New York dhe Florida nga 29 secili. Shtetet me numrin më të ulët të popullsisë si Alaska, Delawarw, Vermont dhe Wyoming kanë nga tre anëtare secila.

 

Çfarë duhet për tu shpallur fitues?

Që të shpallet fitues njëri nga kandidatët duhet të arrijë të paktën shumicën prej 270 votave elektorale, nga 538 në total. “WINNER TAKE ALL” është shprehja e famshme që karakterizon sistemin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Thënë kjo, në secilin shtet mjafton 1 votë më shumë për njërin nga kandidatët që më pas të fitojë të gjithë anëtarët në kolegjin e të zgjedhurve. Ky sistem përforcon pozitën e dy partive të mëdha e bën gati të pamundur kandidaturën e një partie të tretë, kjo bën që ky sistem të kritikohet shumë.

 

Gjithashtu për zgjedhjet

Amerikanët sot votojnë gjithashtu për 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që kanë një mandat prej 2 vitesh, si dhe për 34 nga 100 senatorët e Dhomës së Lartë. Ata gjithashtu do të zgjedhin guvernatorët e12 shteteve, si dhe për disa ligje të tjera.

Please follow and like us: