CNN: Pse humbi Hillary Clinton
Hillary Clinton thjesht nuk mundi të mbajë të bashkuar koalicionin që ngriti Barack Obama. Dhe kjo bëri që humbja e saj të ishte zhgënjyese. Votuesit afrikano-amerikanë, latinët dhe të rinjtë nuk u paraqitën në vendvotime në një numër të mjaftueshëm të martën për të çuar Klinton në Shtëpinë e Bardhë. Clinton pranoi humbjen në orën 2 pas mesnate. Sondazhet e fundit para se të mbyllej fushata ishin të sigurt për fitoren e saj. Në fund, megjithatë, ajo ka humbur edhe disa shtete ku mendohej të ishte e sigurt si Wisconsin. Ajo vinte pas disa humbjeve të tjera si Pensilvani dhe Michigan.
Ndërsa ajo fitoi grupet kryesore demografike në shënjestër të fushatës së saj, ajo humbi keq në fusha që Obama i kishte marrë, madje edhe në mes të grave, siç del nga të dhënat paraprake.
Trump arriti të marrë një mbështetje edhe pak më të madhe se Mitt Romney në vitin 2012 te votuesit me ngjyrë dhe latino-amerikanët megjithë deklaratat e miliarderit kundër afrikano-amerikanëve, meksikanëve dhe imigrantëve pa dokumente.
Presidenti Barack Obama, i cili mori presidencën me ndihmën e komuniteteve afrikano-amerikane dhe latine bëri disa lutje personale ditët e fundit për votuesit me ngjyrë për të mbështetur Clinton. Por me sa duket ishin të paktë afro-amerikanët dhe latino-amrikanët që e dëgjuan thirrjen, citon lapsi.al.
Rreth 88% e votuesve afrikano-amerikanë mbështetën Clinton, kundrejt 8% për Donald Trump. Megjithatë kjo nuk ishte një diferencë aq e madhe sa fitorja e Obamës ndaj Mitt Romney në vitin 2012. Obama arriti të marrë deri 93% të votave të votuesve me, ngjyrë dhe vetëm 7% Romney.
12% e elektoratit ishte afrikano-amerikan këtë vit, krahasuar me 13%, katër vjet më parë. Kjo është një pikë kyçe, sidomos kur çiftëzohet me një rritje më të vogël se sa pritej në votat e latinëve.
Kjo pjesëmarrje ndodhi edhe pas deklaratave të përsëritura të Trump për mënyrën se si komunitetet “e zeza” ishin në formën më të keqe ndonjëherë. Trump tha se “njerëzit e zinj” jetojnë në varfëri, nuk kanë vende pune dhe jetojnë nëpër rrugë.
“Çfarë keni për të humbur?” pyeti ai.
Mbështetja e Klintonit në mesin e latinëve ishte edhe më e dobët pavarësisht se Trump u zotua të ndërtojë një mur në kufirin meksikan, duke e akuzuar emigrantët pa dokumenta dhe të huajt si kriminale dhe duke premtuar deportimin e tyre.
Vetëm 65% e latinove mbështetën Clinton, ndërsa 29% e votave të tyre u hodhën për Trump. Në vitin 2012, Obama fitoi 71% të votave hispanike dhe Romney siguroi vetëm 27%.