Fillojnë protestat, kundërshtarët e Trump marshime të dhunshme
Zgjedhja e Donald Trump si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e popullsisë. Në disa shtete amerikane, kryesisht në Kaliforni dhe Washington ka patur protesta të dhunshme.
Kosha plerash në flakë dhe protestues të acaruar janë imazhi i parë i asaj që ka prodhuar ky rezultat surprizë. Protestat filluan menjehërë pasi Trump shpalli fitoren. Në qytete si Portland protestat rezultuan paqësore.
Në disa lokalitetet të tjera ndërkohë, mbështësit e Trump marshuan në shenjë fitore. Në Manhattan përballë Trump Tower mbështësit që u mblodhën ishin të shumtë në numër. Protetsat e së Mërkurës tregojnë mjaft mirë ndasinë që ka gjeneruar në Shtetet e bashkuara të Ameirkës kjo fushatë elektorale.
Pas fitores, Trump deklaroi se do të jetë Presidenti i të gjithë amerikanëve. Misioni i tij për të bashkuar një vend të fragmentuar si asnjëherë më parë duket se do të jetë tepër i vështirë.
Në San Francisco studentët janë çuar në protesta dhe situata duket e acaruar. Protestues janë mbledhur edhe përballë Shtëpisë së Bardhë, ku më 20 Janar do të hyjë familja Trump. Në Pensylvania square janë mbledhur një grupim emigrantësh të cilët kundërshtojnë paqësisht zgjedhjen e Trump.