Albspirit

Media/News/Publishing

Ja sesi të ruani përmbajtjet në rrjetin social Facebook

Një nga problemet kryesore të rrjetit social është mungesa e një mjeti të mirëfilltë kërkimi. Është pothuajse e pamundur të gjeni një përmbajtje, artikull apo video të publikuar disa ditë më parë.

Por ju mund ti shpëtoni këtij “tmerri.” Dy vite më parë Facebook publikoi një buton “Save”mëpërmjet të cilit mund të ruani çdo përmbajtje që shikoni rishtaz për ta lexuar më vonë.savepost-100657673-medium

Këtë buton mund ta përdorni për të krijuar një listë përmbajtjesh, një koleksion videosh gazmore apo thjesht një bllok shënimesh.

Ky funksionalitet pritet të përmirësohet akoma më tutje sepse rrjeti social prezantoi këtë buton edhe për uebsajtet.saveicon-100657672-small

Ndërsa shfletoni në furnizuesin e lajmeve në Facebook dhe vështroni një përmbajtje që e pëlqeni në pamje të parë atëherë duke klikuar butonin në formën e një shigjete me kokë poshtë lokalizuar në cepin e djathtë lart, në mesin e shumë opsioneve është një opsion i tillë: “Save Video,”Save Post,” ose “Save Link.”

Sapo të keni klikuar opsionin një baner i vogël konfirmues do të shfaqet i cili ju lajmëron se përmbajtja është ruajtur.

Kurdoherë që dëshironi të shikoni përmbajtjet e ruajtur ose navigon në faqen facebook.com/saved ose klikonin butonin Saved në panelin e majtë të navigimit.

Please follow and like us: