Kalifornia kërkon shkëputjen nga SHBA
Fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar një tronditje të madhe veçanërisht në shtetet e konsideruara bastione të demokratëve.
Banorët e Kalifornisë, shteti që dërgon më shumë delegatë në Uashington, kanë filluar në median sociale një fushatë për shkëputjen e tyre nga SHBA-ja.
Në fushatën në fjalë, që është nisur përmes rrjetit social “Twitter” nën etiketën #CalExit, zgjedhësit kalifornianë kërkojë shkëputjen e shtetit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë peticion në “Twitter” e kanë nënshkruar me mijëra zgjedhës nga Kalifornia, të cilët theksojnë se shteti i tyre është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë.
Please follow and like us: