Klesta Qehaja në Junior Eurovision 2016
Për të dytën herë Shqipëria do të përfaqësohet në “Junior Eurovision” nga një këngëtare nga Kosova. Klesta Qehaja nga Prishtina, do të këndojë për Shqipërinë në “Junior Eurovision 2016“. Kënga e saj “Besoj” flet për luftën në botë dhe besimin në një paqe të mundshme.
Sot Radio Televizioni Shqiptar, ka publikuar versionin final të këngës bashkë me videoklipin e thjeshtë por mjaft interesant. Në videoklip shfaqen fëmijë dhe disa mjete luftarake, ndërsa kënga flet për fëmijët të cilët po i vuajnë pasojat e luftë në gjithë botën.
“Junior Eurovision” do të mbahet në kryeqytetin e Maltës më 20 nëntor.
Please follow and like us: