Liderët botërorë para fitores së Trump
Ishin të shumtë liderët botërorë që uruan ditën e sotme Presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump. Por para fitores, shume prej tyre e kishin kritikuar.
Në përgjithësi, liderët e huaj nuk kritikojnë kandidatët elektoralw të vendeve të tjera, pasi kjo rrezikon marrëdhëniet e jashtme. Por kjo traditë nuk ka vazhduar me Donald Trump. Një numer i konsiderueshëm i liderëve botërore, kanë dalë kundër kandidatit republikan.
Ja disa prej liderëve që kanë folur kundër Trump, para se ai të zgjidhej Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Presidenti meksikan Enrique Peña Nieto, ka bërë një prej deklaratave më të ashpëra kundër Trump. Sipas tij, Trump i kujton diktatorët Benito Musolinit dhe Hitlerin.
“Për fat të keq, në historinë e njerëzimit ka pasur episode, ku kjo retorikë e ashpër ka qenë një fazë shumë fatale. Kështu erdhi në skenën politike Musolini, por edhe Hitleri.”
Peña dhe politikanë të tjerë meksikane, u vendosën kundër Trump, prej asaj që ai ka deklaruar, në ndërtimin e një muri të paguar nga vet Meksika, për të mbajtur emigrantët meksikanë jashtë Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau
Ai ka kritikuar Trump për qëndrimin e tij ndaj emigrantëve dhe refugjatëve. “Në fund të fundit, duke qenë të hapur dhe të respektosh njëri-tjetrin, është një mënyrë shumë më e fuqishme për të shpërndarë urrejtjen dhe zemërim, se sa të ndërtosh mure dhe politika shtypëse.”- tha thënë Trudeau duke përdorur ironin. Një ditë më pas, Kryeministri kanadez zbuti tonin duke thënë: “Unë nuk do të nis një zënkë me Trump. Sigurisht që as nuk do e mbështes atë. Por jam duke parë me shumë kujdes këtë moment kaq të rëndësishëm për Amerikën dhe demokracinë në botë.”
Zëvendës Kancelari gjerman, Sigma Gabriel
“Ne jemi në një kohë kur flasim për një Europë që është duke u përballur me krizën e emigrantëve. Dhe ai është një populist, i cili nuk është vetëm një kërcënim për paqen dhe kohezionin social, por edhe për zhvillimin ekonomik”.
Presidenti ekuadorian, Rafael Correa
Ai ka thënë se do ti pëlqente që Trump të zgjidhej president sepse, “Do të ishte gjë shumë e keqe për Amerikën”. “Diskursi i tij politik është kaq idiot dhe bazik, saqë do të ndihmonte politikanët socialistë të Amerikës Latine.
Kryeministri francez Manuel Valls
Gjatë viteve të fundit, Franca ka qenë një prej shteteve europiane më të rrezikuara nga ekstemistët islamikë. Kryeministri Manuel Valls, akuzoi kandidatin republikan, se po shpërndante urrejtje duke i cilësuar myslimanët si një rrezik për Perëndimin. “Trump, si dhe të tjerë, janë duke shkaktuar urrejte dhe konflikte. Armiku ynë i vetëm është islamizmi radikal”, ka thënë në Twitter Valls.
Edhe Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se zgjedhia e Trump si President, është diçka e rrezikshme. Sipas tij, marrëdhëniet mes Amerikës dhe Europës do të nderlikoheshin.
Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë tha: “Një politikan i suksesshëm nuk mund të bëjë deklarata të tilla sepse brenda Shteteve të Bashkuara jetojnë me miliona muslimanë. Një politikan nuk mund të flasë në këtë mënyrë”.
Vetë Papa Françesku konsideroi deklaratat e Trump për muslimanët si tërësisht të gabuara. Ati i Shenjtë u shpreh: “Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve në vend të urave, kudo që ai ndodhet, nuk mund të jetë i krishterë”.
Kryeministri italian, Matteo Renzi.
Renzi ka thënë: “Donald Trump është një njeri që investon shumë në politikat frikësuese”. Por tashmë që frika më e madhe dhe shqetësimi kryesor i shumë shteteve, u bë realitet dhe Amerika udhëhiqet nga Trump, vendeve të ndryshme iu duhet të negociojnë politikat e tyre të jashtme me Amerikën e Trump.