Albspirit

Media/News/Publishing

Melania Trump, nga fotot nudo në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të ri, Donald Trump, ka lindur në 26 prill, 1970, në Novo Mesto, Slloveni.

Ka studiuar shkollën e dizajnit dhe fotografisë në Lubjanë dhe ka studiuar në Universitetin e Lubjanës para se ta braktis shtetin slloven.

Trump ka hyrë në botën e modelingut në moshën 16-vjeçare. Ajo ka qenë disa herë në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës dhe një herë ka pozuar nudo për revistën britanike GQ.

Foto të cilat u publikuan gjatë fushatës elektorale, si një mënyrë për të penalizuar fitoren e Donald Trump. Por as fotot nudo të bashkëshortes së vet, nuk ndikuan në fitoren e kandidatit republikan.

405

Ajo flet pesë gjuhë, serbisht, sllovenisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Momentalisht, Melania Trump ka linjën e saj të produkteve të bukurisë dhe bizhuterive, të cilat shiten në të gjithë botën. Në vitin 1998 ajo u njoh me Donald Trump në një sfilatë mode dhe u martuan në 22 janar 2005, në një ceremoni në Florida.

trumpandwife-large
46-vjeçarja është Zonja e Parë e Amerikës që ka lindur jashtë SHBA, që nga viti 1820.

Si do të jetë ajo si Zonjë e Parë?
Edhe pse me një të kaluar jo shumë serioze, Trump ka premtuar se do të jetë një Zonjë e Parë serioze dhe tradicionale. Ajo e ka shprehur hapur faktin se nuk e ka shumë qejf politikën, por Melania ka thënë se vazhdimisht i jep këshilla politike bashkëshortit të saj.

“Unë nuk jam dakord me çdo gjë që ai thotë, por, kjo është normale. Unë jam vetvetja, i them atij se çfarë mendoj. Kjo është shumë e rëndësishme për një lidhje”.

Më herët ajo ka thënë se si Zonjë e Parë do të angazhohet kundër ofendimeve dhe kërcënimeve që bëhen në rrjete sociale, sepse për të janë kthyer në shumë shqetësuese, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. Ndër të tjera Melania, ka thënë se do të donte që bashkëshorti i saj, i cili është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, të hiqte dorë nga postimet në Twitter.

Please follow and like us: