Albspirit

Media/News/Publishing

Miku dhe shqiptari më i afërt me Trump!

Nga Beqir Sina – New York

“Miku i mirë, njihet në kohë të vështirë”, kështu është Donald Trump për fotografin e madh shqiptarë në SHBA, Fadil Berisha.

Fotografi i mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, vazhdon karrierën e tij të suksesshme në New York. Ai është fotograf zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, i markës së orëve “Rolex”, dhe disa firmave prestigjoze, revistave dhe shtypit rozë në SHBA. Përveç kësaj, Berisha duket se është njeriu më i afërt dhe mik i ngushtë me Donald Trump.

Gjatë gjithë kësaj fushate të “tërbuar” kundra Donald Trump, sidomos asaj nga Tirana dhe Kosova, lidhja mes Trump dhe fotografit Fadil Berisha, nuk u zbulua.

Ai heshti dhe nuk u ndje fare. E kaluara e tij dhe lidhja me Donald Trump mbetën të fshehta.

Lidha e Fadil Berishës me Trump është e thellë dhe kalon përmes Zonjës së Parë, Melanie Trump, ish Miss Universit, të cilën kamera e tij e ka fotografuar disa herë, duke e nxjerrë si femrën më të bukur në botë. Madje ka fotografuar edhe ceremoninë në vitin 2004, kur Melanija Knavs u fejua me manjatin Donald Trump.

Prej asaj kohe, lidhjet e Fadil Berishës me Donald Trump kanë pasur edhe momente shumë delikate. I tillë ishte edhe ai katër vjet më parë, në 12 shatator 2012, kur fotografi kishte një problem me punën e tij.

Ndërsa zhvillohej Miss United States, u tha se vajzat pikturuan në trupin e tyre një lloj arti body-painting dhe u fotografuan me rroba të brendshme. Ato u konsideruan si të përdorura, si objekte seksuale nga shumë media amerikane. Çështja shkoi deri në CNN dhe ishte vetë manjati Donald Trump i cili e mbrojti këtë kauzë, që kaloi e gjitha në favorin e Berishës. Donald Trump kishte thënë se nuk ishte asgjë e keqe, kjo kishte ndikuar vetëm pozitivisht tek Miss USA.

Ndërsa Berisha, në atë kohë pati deklaruar se: “Kur ata panë fotografinë e parë, vajza ndryshoi aq shumë, u bë aq seksi, sa ‘Victoria Secret’ dhe ata morën guximin ta përdornin këtë moment. Sepse e panë që vajza ishte e mbrojtur dhe fotografia e mbrojtur. I morën katër fotografitë dhe i futën në CNN, pra dikush i vodhi fotografitë e mia. Aty më kapën të gjitha kanalet televizive dhe u bë një debat nëse e teprova apo s’e teprova. Kur e pyetën Trumpin, ai tha se nuk e kuptonte. “Këto fotografi ishin shumë të bukura dhe të lutem mos e ofendo fotografin tim, ai është shumë më i mirë se ai i “Victoria Secret””, ka shpjeguar fotografi Fadil Berisha.

Për Berishën, e gjithëa doli një sukses shumë më i madh nga sa e kishte menduar.

Please follow and like us: