Albspirit

Media/News/Publishing

Vuri bast për fitoren e Donald Trump, shqiptari fatlum kap skedinën

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kompanive të basteve në Shqipëri, të cilat nxituan të publikojnë koefiçentët për t’i ftuar shqiptarët të provojnë parashikimin e tyre për fituesin.

“BalkanWeb” ka siguruar sot një skedinë fituese të kapur në Tiranë, ku shqiptari fatlum ka vendosur 1 mijë lekë të reja për fitoren e Donald Trump­it dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, fiks 3.500 lekë të reja. Siç kuptohet kompania kishte vënë koefiçentin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillari Klinton, koefiçenti ka qenë 1.15. Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet. Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak shqiptarë besonin se do të ndodhte.

15007789_10154699527932760_316949983_o

Please follow and like us: