Albspirit

Media/News/Publishing

Demi Lovato largohet nga muzika

Demi Lovato largohet nga muzika

Demi Lovato do t’i thotë “lamtumirë” industrisë së muzikës për disa kohë. Këngëtarja ka njoftuar në Twitter se do të largohet nga biznesi muzikor gjatë vitit 2017.

“Do të marr disa kohë pushime nga muzika dhe nga skena. Unë nuk jam bërë për këtë biznes dhe këtë media”, shkruan Lovato.

Ndërkohë një adhurues i saj i shkruan duke e pyetur nëse ajo do të rikthehet sërish, por 24 vjeçarja duket e pasigurt. “Nuk mendoj se ja vlen më. Por do të merrem me bamirësi gjithsesi”, përgjigjet këngëtarja.

Demi Lovato duket se është në një udhëkryq dhe në një moment të vështirë. Megjithatë, 2016-ta ishte një vit i ngjeshur për të me turneun “Future now” bashkë me Nick Jonas.

Please follow and like us: