Albspirit

Media/News/Publishing

Flet shqiptari që ishte në stafin e Donald Trump

Intervista ekskluzive/ Flet shqiptari që ishte në stafin e Donald Trump

Enri Ceno është Kryetar i Departamentit të drejtave të Njeriut dhe Shanseve të Barabarta në PD. Ai është një i ri që premton shumë në politikën e PD-së.

Ceno ka qenë pjesë e fushatës të Kandidatit Donald Tramp në SHBA. Ky nuk është angazhimi i tij i parë, por prej një viti mban kontakte dhe së fundi është edhe kontribues i fushatës të Donald Trump.

Në një intervistë ekskluzive përcitynews.al Ceno rrëfen eksperiencën e tij në stafin e fushatës të Trump dhe premton se së shpejti miqtë e tij, drejtuesit e fushatës së republikanit Donald Trump, do jenë në Shqipëri në mbështetje të PD-së dhe fushatës të saj në zgjedhjet e ardhshme.

Si nisi bashkëpunimi juaj me Donald Trump dhe Partinë Republikane në SHBA?

Bashkepunimi intensiv me Partine Republikane Amerikane ka gati nje vit qe ka filluar. Me ftese te disa miqve te mi te mire, politikane te spikatur ne Partine Republikane, ju bashkova trenit elektoral republikan qe prej muajit Prill ku u perfshiva ne aktivitete politike dhe elektorale ne deget e kesaj partie gati ne te gjithe Ameriken.

Cili ishte angazhimi juaj në fushatën e Trump?

Une personalisht u angazhova ne takime me komunitetin shqiptaro amerikan, ne shtetet ku ishte parashikur gara me e forte qe do te percaktonte dhe presidentin e 45 te SHBA, per te ndare me ta bindjet e mia dhe arsyet se pse shqiptaret ne amerike duhet te votonin Z. Trump. Gjate javes se fundit pata fatin te vizitoj ne Neë York zyrat qendrore te shtabit elektoral te Z. Trump, zyrat qendrore te Partise Republikane ne Connecticut , ne shtetin e neë hamshire me te gjithe stafin e kandidatet ne gare per Kongres, Senat dhe Guvernatore dhe ne Florida (Shteti kyç qe vulosi dhe fitoren e kandidatit te djathte) nje fushate te gjate me senator Marco Rubion, Kongresmen Curbelo dhe plot zyrtare e politikane te shquar amerikane. Forca dhe suksesi i kesaj fitore besoj qendron ne besimin e mijera vullnetareve dhe qindra eksperteve ne kete fushate se me punen e tyre ata do ti sillnin Amerikes ndyshim e merituar, rikthimin e besimit te institucionet dhe rivendosjen e vlerave dhe jo interesave te ngushta ne qender te politikeberjes amerikane.

Si do ta konvertoni ju këtë eksperincë në zgjedhjet e SHBA-ve për ti ardhur në ndihmë Partisë Demokratike?

Eksperienca dhe miqte e fituar ne kete angazhim timin besoj do ti sherbejne partise Demokratike te Shqiperise qe ne garen e ardhshme elektorale me besimin se dhe ne si populli amerikan, mund te bejme ndyshime rrenjesore ne sistemin tone politik e qeverises nëse perfshihemi plotesisht dhe besojme ne vlerat e djathta, tek njeri-tjetri dhe bejme motor te perpjekjeve tona dashurine per vendin!

Më poshtë foto e Enri Cenos me dy drejtues të fushatës së Donald Trump në shtete të ndryshme si dhe me “National Senior Advisor” të fushatës, Michael Biundo. Gjithashtu, foto të Cenos nga puna e republikanëve gjatë fushatës./citynews

Please follow and like us: