Kaspersky : Sulme kibernetik në shkallë të gjerë kundër bankave kryesore në Rusi
Sulme kibernetike me shtrirje të gjerë duke përfshirë mijëra kompjutera në më shumë se 30 shtete po shënjestrojnë prej së martës bankat më të mëdha në Rusi, njoftoi sot laboratori Kaspersky, i specializuar për sigurinë informatike.
Institucionet më të mëdha në vend, banka publike “Sberbank” njoftoi se është bërë objekt i një sulmi kibernetik dhe ka mundur të neutralizojë sulmin pa shkaktuar anomali në veprimtaritë e saj.
Sipas Kaspersky, sulmet e ndërlikuara të llojit DDoS që shërbejnë për një nxjerrë një server jashtë funksionit duke e mbingarkuar me komanda, që kanë nisur prej ditës së martë rreth orës 13 :00 GMT duke vijuar edhe ditën e sotme.
”Me një kohëzgjatje mesatare prej një ore, por që kanë zgjatur deri në 12 orë, këto sulme kanë prekur web faqet e së paku pesë institucioneve financiare më të njohura në mesin e 10 bankave më të mira ruse », saktësoi Kaspersky në një deklaratë.
”Këto operacione kanë të bëjnë me dhënien e gati 660 000 komandave për sekondë prej një rrjeti të kompjuterave bots, programme të lidhura me internet që komunikojnë me programme të tjera të ngjashme për kryerjen e detyrave te caktuara dhe të përdorura pa dijeni e përdoruesve të tyre (Botnet) përfshinë më shumë se 24 000 kompjutera në 30 shtete ku pjesa më e madhe janë të vendosura në SHBA, Indi, Tajvan dhe në Izrael”, shtoi i njëjti burim.