Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte Murat Toptani?

Kush ishte Murat Toptani?

Murat Toptani (1868-1917) ishte skulptor, poet dhe patriot i periudhës së Rilindjes. Ishte i biri i Said Seremedi Toptanit. Veprimtarinë e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë vendit (Stamboll, Napoli, Bukuresht etj.) Mbajti lidhje me vëllezërit Frashëri dhe me patriotë të tjerë të kohës. Pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë si delegat i Tiranës, ka nënshkruar aktin e shpalljes. Busti i Skënderbeut që Murat Toptani realizoi në Napoli më 1899, është një nga krijimet e para të skulpturës në artin tonë të periudhës së Rilindjes. Në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhet një bust i Skënderbeut i vitit 1917 dhe karikatura “Premtimet e Anglisë” (akuarel). Murat Toptani shkroi edhe mjaft vjersha e artikuj publicistikë. Një pjesë e poezisë u përmblodh në librin “Vjershat e Murat Toptanit”.

Please follow and like us: