Albspirit

Media/News/Publishing

Rendi i ri botëror

Lucia Annunziata

Amerika, e cila merret nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, është një vend me një rritje ekonomike mediokre, një rritje të nivelit të pabarazisë sociale dhe një rënie të ngadaltë por të qëndrueshme në krijimin e vendeve të reja të punës. Para se të vihemi nën emocionet e përballjes politike, para se të flasim për fundin e botës për shkak të zgjedhjes së Trump, unë do të doja të tërhiqja vëmendjen për disa parametra të rëndësishëm të ekonomisë në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike, në Shtetet e Bashkuara të ardhurat mesatare të familjeve, të cilat u rritën me 5.2 për qind mes 2014-ës dhe 2015-ës, mbeten nën nivelet e para krizës. Në të njëjtën kohë niveli i pabarazisë sociale është rritur: mes viteve 1980 dhe sot, pasuria e mbajtur prej 1 për qind të popullsisë u rrit nga 10 në 18 për qind.

E dhënë që i jep meritën Shteteve të Bashkuara për vendin e parë në shkallën e pabarazisë ndërmjet vendeve me të ardhura të larta. Që këto shifra kanë ushqyer mosbesim në kompetencën dhe ndershmërinë e klasës sunduese, zemërimi kundër bankave, përbuzja për marrëdhënie incesti midis politikanëve, intelektualëve, dhe korporatave, nuk shkakton ndonjë çudi.

Ajo që është e rëndësishme është se kjo pakënaqësi është orientuar drejt kandidatëve më të parregullt në këtë fushë. Pëlqimi ndaj Donald Trump erdhi kryesisht nga shtetet industriale, dhe fitorja e tij do të njihet si thellësisht e rrënjosur në këtë botë të pakënaqur të punës dhe rënies së klasës së mesme. Doni dëshmi të mëtejshme e kësaj lidhjeje? Nëse shikojmë hartën elektorale amerikane, vihet re se tani faqja e analizave të politikës “Fivethirtyeight”, e themeluar nga Nate Silver, lista e vendeve ku Trump fitoi është krejtësisht e krahasueshme me atë që ka identifikuar ekonomisti i MIT, David Autor, si harta e shteteve ku shumica e shteteve kanë qenë nën ndikimin e importeve kineze – ndikim i vlerësuar në humbjen prej 2 milionë vendeve të punës mes viteve 1999 dhe 2011.

Në fakt, për këtë arsye, fitorja e këtij kandidati të papritur dhe të paparashikueshëm jashtë linjave dhe jashtë traditës, duhet konsideruar si platforma e parë politike e cila u themelua në përgjigje të krizës, që duke nisur nga viti 2007 ka ndryshuar fytyrën e Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

Kjo nuk është e parëndësishme të thuash me qartësi gjëra në këto orët e para të fitores së Donald Trump. Ngjarja është e përmasave historike. Suksesi i manjatit konsiston në shpërthimin e sistemit të partive amerikane – asaj demokrate, e cila humbi votat e bazës së saj tradicionale sociale, dhe asaj republikane, e cila në bazë të llogaritjes së interesave të bazës së saj tradicionale ka distancuar veten nga Trump. Dhe është e rëndësishme që presidenti i ri arrin në Uashington i shtyrë nga një votim që vë në qendër të saj botën e punës, që gjatë viteve të fundit ka qenë e nënvlerësuar nga partitë tradicionale, të mos themi edhe të braktisura.

Se çfarë forme do të marrë ky delegacion politik, për momentin nuk është e mundur të parashikohet. A do të bëjë më të vërtet Trump një mur me Meksikën? A do ta çojë Trump Amerikën drejt një marrëveshjeje të re me Rusinë e Putinit? A do të ngadalësojë me europianët, më një rënie të rolit të SHBA-së në NATO? Me të vërtetë do të sjellë përsëri vizionin e tij autoktatik të ekonomisë amerikane, duke thyer marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe të kthimit në një proteksionizëm të rreptë? Vështirë të thuhet tani. Një gjë është në fakt një kandidat, dhe tjetër gjë është president.

Tashmë në fjalimin e tij të parë të pranimit, ai përdori tonet e buta të pajtimit kombëtar. Ekziston një vetëm një lloj sigurie deri tani. Derdhja e pëlqimit nga partitë tradicionale është një fenomen tashmë në zhvillim e sipër në disa vende europiane, duke përfshirë Italinë, por votimi amerikan u vë një shenjë më shumë: fitorja e Trump është pretendimi i parë i një lëvizjeje anti-sistem, që sjell vet liderin në samit. Kjo është një votë që institucionalizon pikën më të lartë të sistemit të refuzimit të vetë sistemit.

Në këtë kuptim vota amerikane legjitimiton intancat në lëvizje në disa vende – duke përfshirë edhe Europën dhe Italinë. Ky legjitimitet do të jetë ndikimi më i rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara të Trump do të vënë në pjesën tjetër të botës për vitet që do të vijnë.

Please follow and like us: