“Saras” sjell Majakovskin
Pranë stendës së Shtëpisë Botuese “Saras” ka gjithmonë një libër të mirë.
“Biografia për Majakovskin është shkruar nga Serena Vitale. Një autor i rëndësishëm i yni është Mustafa Nano, ndërkohë që edhe Bajram Peçi i është bashkuar stendës së Saras me një botim historik”, u shpreh Alda Bardhyli, kryeredaktore “Botimet Saras”.
“Biografia e Majakovskit”, shkruar nga Serena Vitale, për herë të parë në gjuhën shqipe, jeta private e poetit që trondit me dashurinë e tij dhe gjithmonë kthehet te një grua.
“Zerin tingëllues të Majakovskit, një zë brilant, i fuqishëm, i paepshëm”, tha Qazim Sheme, poet artist.
“Majakovski është një prej avantgardistëve tipikë. Këta i sjellin risitë e tyre në vepër, duke i mëshuar tre rrafsheve vendimtare: formë, përmbajtje, pragmatik”, tha Agron Tufa, shkrimtar.
Një tjetër titull, që ka shkaktuar debat dhe ka nxjerrë në pah një anë tjetër të krijuesit të tij, është romani i parë i Mustafa Nanos “Selam Aleikum Baba”.
“Nuk është një roman që të tërë lëndën e ka fetare. Unë thjesht mjaftohem në libër të përdor disa tone të lehta sarkastike ndaj feve, por jo ndaj një feje të veçantë”, tha Mustafa Nano, opinionist, shkrimtar.
Anna Todd, shkrimtarja 27-vjeçare amerikane, nëpërmjet serive të saj “Më pas” është shndërruar në fenomen sidomos për adoleshentët.
“Libri është i frymëzuar nga grupi i njohur ‘One Direction’ dhe në qendër të saj është një histori dashurie”, tha më tej Alda Bardhyli.
Pranë botimeve “Saras”, lexuesi gjen edhe autorët Veton Surroi, Kim Mehmeti, Martin Amis, Jason Godwin etj.