Zbulohet mesazhi i posaçëm që Sorosi i dërgonte Hillaryt për 21 Janarin
Në letërkëmbimet dhe e-mailet e shumta që Sorosi këmbente personalisht me zonjën Klinton, del në pah edhe një mesazh i gjatë, ai që Xhorxh Sorosi i jepte ministres së vet të Jashtme, duke interpretuar situatën në Shqipëri, mbas 21 janarit të vitit 2011.
“Hillary, një situatë serioze është shfaqur në Shqipëri, e cila kërkon vëmendjen urgjente të niveleve më të larta të qeverisë amerikane. Ndoshta e dini që në demonstratën e Opozitës janë vrarë 3 persona”, është e-maili që i ka dërguar zoti Soros Clintonit më datë 24 janar 2011 dhe është zbuluar së fundmi në serverin e Podestës që ka rrjedhur WikiLeaks.
“Ka shqetësime serioze për probleme të tjera në lidhje me demonstratën e organizuar nga partia në pushtet dhe një event që u ndoq nga opozita për të përkujtuar viktimat. Perspektiva për daljen e dhjetëra mijërave njerëzve në rrugë në një mjedis politik të ndezur, është diçka e rrezikshme për ligjin dhe rendin dhe ruajtjen e procesit të brishtë demokratik në vend”, thuhej ndër të tjera në e-mailin e Sorosit.
Miliarderi e këshillonte gjithashtu Sekretaren e Shtetit që të mobilizonte komunitetin ndërkombëtar për të ndikuar Sali Berishën, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, por edhe Edi Ramën gjithashtu, i cili udhëhiqte opozitën e vendit.
Xhorxh Sorosi propozoi kandidaturat e tre personave që do të shërbenin si ndërmjetës në këtë rast: ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari dhe politikanin sllovak Miroslav Lajcak, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Sllovakisë. https://fr.sputniknews.com/international/201608121027269739-soros-clinton-albanie-wikileaks/
Për t’u shënuar është fakti se Lajcak u dërgua nga Bashkimi Europian në Tiranë për t’u takuar me liderët shqiptarë. Në fund të letrës, biznesmeni amerikan shtonte se fondacioni i tij po e studionte me vëmendjen situatën dhe mund të përpilonte një analizë të pavarur në lidhje me krizën në Shqipëri.