Bruçaj: Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në tokën shqiptare

“Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare“
Kështu e ka nisur mesazhin e mirëseardhjes për skuadrën e Izraelit Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.
Gjithashtu Kreu Musliman i uron një qëndrim të qetë e në paqe në tokën shqiptare, futbollistëve Izraelit.
Dhe në fund Bruçaj shprehet” I uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!”
Mesazhi i plotë i Bruçajt:
Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.
Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.
Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!
Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!