Gjendet fajtori, ja kush e solli humbjen e Hillary Clinton përballë Donald Trump
Në SHBA duket se kanë gjetur fajtorin për humbjen e Hillary Clinton dhe fitoren e Donald Trump për president të SHBA.
Kështu, shtabi elektoral i Hillary Clinton e hedh fajin tek drejtori i FBI-së, James Comey, për humbjen e zgjedhjeve ndaj Donald Trump. Navin Nayak, drejtori kërkimor i fushatës, i dërgoi një email stafit të FBI-së mbrëmjen e të enjtes duke thënë se ishin ata arsyeja e humbjes.
Emaili i cili u raportua fillimisht nga Politico, u konfirmua më pas nga Bussines Insider, nga një anëtar i fushatës së Trump. Nayak në email thoshte se besonte bomba e Comey në ditët e fundit të zgjedhjeve ndihmoi Trumpin, gjë kjo që ndryshoi rrjedhën fillestare të zgjedhjeve.
“Ne besojmë se i kemi humbur zgjedhjet në javën e fundit. Letra e Comey në 11 ditët e fundit të zgjedhjeve mposhti mbështetjen e votuesve tanë, sidomos ata të arsimuarit dhe ata në periferi” shkroi Nayak. “Ne mendojmë gjithashtu se letra e 2-të e Comey, e cili kishte për qëllim që të shpëtonte Clintonin, në fakt ka ndihmuar Trump.”
Shtabi elektoral i fushatës tha se letra e parë Comey kishte gjasa të kishte mposhtur pjesëmarrjen e përkrahësve të Clintonit.
Kjo shërbeu si një ndryshim në të menduarit, ose në sjellje, të paktën që nga java e kaluar, kur drejtori i komunikimit të fushatës kishte argumentuar se riaktivizimi i hetimeve të FBI në fakt kishte ndihmuar bazën e Clinton.
Por Nayak shkruan se pasi pa një rekord pjesëmarrjesh në votimin e disa shteteve, pjesëmarrja u rrit në ditën e zgjedhjeve në zonat metropolitane si Filadelfia, Detroit, Miluake, dhe Raleigh-Durham.
“U dha energji përkrahësve të Trump”, kishte shkruar Nayak në letrën e dytë të Comey.
“Nuk ka dyshim se një javë nga dita e zgjedhjeve, Clinton ishte gati për një fitore historike,” shkroi Nayak. “Në fund të fundit, zhvillimet e mëvonshme të garës sollën një pengesë tepër të madhe për ne për ta kapërcyer”, shtoi ai.
Përveç kësaj, Nayak u drejtua nga institucionet globale, me një dëshirë për ndryshim, pas zgjedhjes të dy herëve radhazi të një presidenti, zgjedhja e një presidenteje femër për vendin shihej si pengesë për suksesin e fushatës.
Nayak gjithashtu sugjeroi një pjesë e fajit ishte shtrirë në këmbët e kandidates së Partisë së Gjelbër Jill Stein, 130.000 votat e së cilës në tri shtetet kryesore ishin një “rikthim në kujtesë i rëndësisë i votës së partive të treta.”