Albspirit

Media/News/Publishing

Britania po shqyrton ftesën për vizitë shtetërore për Trumpin


Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Qeveria e Britanisë është duke shqyrtuar ftesën për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për një vizitë shtetërore.

Republikani Trump, i cili ka mundur rivalen demokrate Hillary Clinton, do të marrë detyrën nga 20 janari.

Kohë më parë, ligjvënësit britanikë kanë diskutuar idenë për të ndaluar Trumpin nga hyrja në Britani.

Kjo ka pasuar deklaratat e Trumpit për ndalimin e përkohshëm të myslimanëve nga hyrja në SHBA.

Por, Qeveria britanike ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së “marrëdhënieve të veçanta” midis dy vendeve.

“Ftesa për vizitë shtetërore është një nga gjërat që po shqyrtohet pas zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA-së”, tha një zëdhënëse e kryeministres britanike, Theresa May.

Please follow and like us: