Ilir Meta ka më shumë lekë se Donald Trump, na blen të gjithëve
Pasuria e deklaruar e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka qenë pjesë e humorit të emisionit të lajmeve rozë, në Top Channel. Në fillim të emisionit, ku zakonisht prezantohen personazhet që do të trajtohen, flitej për pasurinë e Donald Trump. Por në këtë moment një prej moderatoreve të emisionit, Fatma, i kërkon gazetares lajme edhe për pasurinë e Ilir Metës.
DIALOGU
Gazetarja e Top Channel: Sot do flasim për Behgjet Pacollin, që siç e dini ka shumë lekë, do flasim edhe për Bleonën, edhe për Donald Trump.
Fatma (moderatore e emisionit Thumb): Po për Ilir Metën? Se edhe ai ka shumë lekë.
Gazetarja: Jo këtë se kemi.
Fatma: Dëgjo këtu ti goce. Mos më thuaj që se kemi Ilir Metën se Ilir Meta është më i pasur se të gjithë këta bashkë. OK? Të blen ty, këtë redaksi, lajmin dhe bëhet kryeministri i Botës.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vWFu16qOvm4?feature=oembed]