Orban si Putin: Fitorja e Trump, gjëja më e mirë e kohëve të fundit
“Gjëra më e mirë e kohëve të fundit”. Kështu është shprehur për fitoren e Donald Trump kryeministri hungarez, Viktor Orban pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Një frazë që duket si një sinjal shprese për marrëdhëniet e ardhshme mes Hungarisë dhe SHBA-ve. Orban ka komentuar edhe politikën amerikane të viteve të fundit. “Është e nevojshme që gjithë secili të flasë lirshëm dhe nuk janë të pranueshme diktatet nga ana e vendeve të tjera edhe në politikën e brendshme”.
Gjatë konferencës për shtyp në Nish të Serbisë, me kolegun Aleksandar Vuçiç, Orban shfaqet si aleat i presidentit të sapo zgjedhur amerikan. Lavdeve ndaj Trumpit, i bashkohen edhe kritikat për Barack Obamën. “Nuk është mirë që në një parlamenti të votuar me zgjedhje të lira në Hungari, të vijë dikush nga një vend tjetër dhe të thotë se çfarë duhet të bësh. Kjo është e papranueshme. Këtë politikë të jashtme e kemi pasur për 8 vjet, është për ta ndryshuar”.
Fjalët e Orban vijnë pas deklaratave të Erdoganit, presidentit turk, i cili kishte shprehur përgëzimet e tij për zgjedhjen e Trump, duke uruar për modifikimet pozitive dhe “të drejtat bazë të lirisë, demokracisë dhe zhvillimet e rajonit tonë”.
Mbështetja hungareze dhe turke, i shkon përshtat miqësisë politike mes Putinin dhe Trumpit, që është konfirmuar nga të dyja palët me “qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë”. Një marrëdhënie kjo, që më parë nuk ishte e mundur, sipas asaj që thoshte Putin.
Forca politike më evropiane pra, po pëson shumë ndryshime, me sa duket jo gjithnjë në avantazh të saj. Dhe nëse në Francë ekziston mundësia e një fitoreje të Fransua Fillon si shef i shtetit, rezulton me shumë mundësi një mandat i katërt për edhe Angela Merkel, që mund të përkthehet si një vëmendje e madhe e Kancelares drejt interesave gjermane, në krahasim me ato evropiane.