Mësim britanik për Shqipërinë: Hidhni vezë, miell, bojë mbi politikanët
Hedhja e vezëve, miellit, çokollatës, llucës, embëlsirave dhe produkteve të tjera në drejtim të politikanëve është gjë e zakontë në Mbretërinë e Bashkuar. Askush nuk shqetësohet për këtë gjë. Madje shumë prej viktimave e e marrin me të qeshur. Më poshtë janë pa komente disa raste të tilla.
Ish-udhëheqësi laburist Ed Milliband u qëllua me vezë teksa vizitonte një treg fshatarësh në vitin 2013.Krem karamel mbi Ministrin e Biznesit Peter Mandelson, 2009. Vezë mbi Ministren e Arsimit Ruth Kelly, 2006.Vezë mbi udhëheqësin e UKIP, 2014.Vezë mbi Zëvendës Kryeministrin John Prescott.Udhëheqësi i BNP-së Nick Griffin mbrohet nga truprojat tek sulmohet me vezë para parlamentit.Truprojat mbrojnë Kryeministren Thatcher nga sulmi me kërcinj dafodili i një protestueje.Vezë mbi një drejtues të forumit rinor të Partisë Konservatore. Një mbështetës i pastron fytyrën nga veza deputetit George Galloway.Kryeministri Tony Blair Goditet me miell të purpurtë brenda sallës së parlamentit.Deputeti Robert Kilroy-Silk goditet me llucë.Kryeministri Tony Blair goditet me domato nga protestuesit, 2011.Ministri i Bujqësisë Nick Brown goditet me çokollatë.