MISIONI I TRADHTUAR/ Si Kim Philby sabotoi pushtimin e Shqipërisë
Në “The great betrayal” (Tradhtia e madhe), ku lordi britanik Nicholas William Bethell flet për rolin e agjentit Kim Filbi dhe Shqipërinë (u botua në vitin 1984) flitet se SHBA-ja dhe Britania zgjodhën pikërisht Shqipërinë si betejën e tyre të parë kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Pse dështoi plani i CIA-s amerikane dhe MI-6 britanike për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Roli i Ahmet Zogut, Mit’hat Frashërit, Abaz Kupit, etj. Nga kush, si dhe pse tradhtuan shqiptarët që hynë në Shqipëri të rrëzonin Enver Hoxhën.
Përkthimin e librit e sjell në shqip Drini Pilkati.
***
Nicholas William Bethell
Hyrje
Në natën e 4 tetorit 1949 dy të rinj anglezë pilotuan motobarkën e tyre drejt Karaburunit, një gadishull që pasohet në Adriatikun lindor nga bregu shqiptar, si një gisht tregues të një dore gjysëm të hapur. Ishin Sam Barcley dhe John Leatham Motobarka e tyre ishte një “Schooner” si një gotë birre prej 43 tonelatësh, Stormie Seas, quajtur kështu sepse u kujtonte atyre vargjet e një poeti anonim të shekullit XV.
Lyer me blu dhe ngjyrë ari, me dy vela me një portokalli të shkëlqyeshme, i ngjante një peshkarexhe greke, me finiturat e një motobarke luksi, e tipit që të pasurit marrin me qera për të çuar mikeshat e tyre me pushime në Mesdheun lindor. Në bord ishte edhe gruaja e Sam, Eilen, qeni i tyre, quajtur “Lean- To“ që rrinte gjithmonë i shtrirë afër, Dino Mavros, marinari i tyre grek dhe dy anglezë të tjerë, Derby dhe lofty. Gjithkush që i qe afruar, do ti merrte për një grup anglezësh në pushime me barkë.
Por realiteti ishte shumë ndryshe. Leatham e Barclay nuk ishin pushues, por ishin oficerë marine që kishin kryer shërbimin në Egje gjatë luftës dhe më pas transportonin furnizime nga Athina në Selanik me barkën e tyre. Në tetorin 1948 kishin qenë kontaktua nga Pat Whiunney, që përfaqësonte shërbimin informativ ushtarak britanik në Athinë dhe ishin tani në mision të ndërhyrjes dhe sabotimit kundër qeverisë komuniste shqiptare të Enver Hoxhës.
Një vështrim nga afër i Stormie Seas (Shtrëngata e Detit) do të kishte zbuluar detyrën e vërtetë. Velat e tyre të bukura nuk përbënin të vetmin mjet të lëvizjes: Në bord kishte edhe një motor kolosal, një Ruston – Hornsby me 90 kuaj fuqi. Dhe në sallonin poshtë kuvertës ishin fshehur impiantet e tyre të radios dhe kodet sekrete.
Pjesa më e çuditshme e ngarkesës, ishte ajo njerëzore.
9 burra të vegjël shqiptarë, të mbiquajtur “kukudhë“ nga anglezët, të gjithë të armatosur dhe me uniformë, të pajisur me gjithë shpikjet e repertorit të operacioneve të luftës.
Ishin stërvitur nga ekspertë britanikë në Maltë, tamam për këtë moment. Kishin dy aparate radio, pasi pak pas zbarkimit do të duhej të ndaheshin në dy grupe. Dy njerëz ishin ngarkuar për transportimin e çdo aparature, një për vetë radion e vërtetë dhe tjetri për gjeneratorin, një telajo e përkulshme me pedale që sapo hapej mund të përdorej nga një person, i shtrirë në kurriz, që me forcën e pedalimit do ti jepte energji elektrike të nevojshme funksionimit të radios.
Vinin të gjithë nga pjesa jugore e Shqipërisë dhe shumë prej tyre flisnin greqisht, prandaj Mavros mund të qëndronte i ulur midis tyre, duke kërkuar që ti bënte të flisnin, për të zbutur tensionin dhe nervozizmin e tyre.
Ishin të gjithë veçanërisht krenar për sahatet e tyre të rinj ushtarakë anglezë që përfaqësonin një simbol të pozicionit të tyre të ri, pararoja e politikës së re të raprezaljes të perëndimit kundër synimeve agresive të Stalinit.
Megjithatë çdo sahat përbënte edhe një paralajmërim të rreziqeve që do të duhej të përballonin, sapo të zbritnin. Jashtë rripit ishte aplikuar poshtë një cope adezive një pilulë vdekjeprurëse cianuri. Do të mjaftonte pak më shumë se një sekondë, për secilin që do të gjendej në një situatë pa shpresë, për të ulur kokën, të kafshonte adezivin dhe gëlltitur pilulën edhe me duar të lidhura.
***
Në të njëjtin moment preciz, ishte në det të hapur një tjetër drejtues i shërbimeve sekrete britanike, më i lartë në gradë edhe pse në rrethana shumë të ndryshme. Ishte shkëputur nga Southampton në 1 tetor në bordin e Caronia, një transatlantik i P & O, direkt për në Uashington për të marrë detyrën e përfaqësuesit lokal të SIS (Secret Intelligence Service) Shërbimi Sekret Britanik, njohur edhe si MI 6.
Deri në verën e 1949 kishte qenë oficer i ngarkuar me pasaportat e Ambasadës Britanike në Stamboll, por tani kishte marrë një detyrë shumë më të rëndësishme dhe kishte kaluar një muaj në Londër ku kishte qenë instruktuar për këtë.
Quhej Kim Philby.
Philby kishte pranuar detyrën, siç shkruante më pas në kujtimet e tij të shikuara nga KGB, sepse e mbante “fiks në qendër të formulës së politikës spiunazhit“ dhe sepse i jepte “mundësinë të vështronte nga afër organizimin e shërbimeve sekrete amerikane. “Këto përfshinin FBI (Federal Bureau of Investigation) Zyra Federale e Zbulimit, që kontrollon sigurimin e brendshëm amerikan dhe CIA-n (Central Intelligence Agency ) Agjencia Qendrore e Zbulimit, që mbledh informacionet nga jashtë.
Philby ishte edhe njeriu i lidhjes britanike, me një organizim sot të anuluar, njohur si OPC (Office for police Cordination) Zyra e koordinimit policor, detyra e së cilës ishte të organizonte dhe zbatonte sabotime dhe akte shkatërrues në vendet europiane në raporte jo miqësore me Amerikën.
Këto organizata dhe SIS kishin studiuar perandorin e satelitëve të Stalinit dhe kishin zgjedhur Shqipërinë si objektivin e parë të tyre.
***
9 shqiptarët në bordin e Stormie Seas, kishin kompletuar në muajin shtator 1949, stërvitjen e tyre në Maltë nën urdhrat e nënkolonelit David Smiley, një oficer me një karrierë të shkëlqyeshme të shërbimeve të luftës, kaluar pjesën më të shumtë në Shqipëri për të luftuar kundër forcave gjermane të pushtimit. Smiley kishte mësuar atyre teknikat e SOE (Special Operations Exekutive) Operacionet Speciale Ekzekutive, organizata më e rëndësishme britanike për aktivitetet shkatërruese kundër nazistëve gjatë luftës. Ata kishin pranuar të viheshin nën mbështetjen britanike dhe të përdornin mbështetjen britanike për të rrëzuar regjimin komunist shqiptar, që urrenin.
Nuk konsideroheshin kukulla të manovruara nga anglezët, por patriotë që përdornin anglezët për të çliruar atdheun.
***
Philby kishte kaluar të njëjtin muaj të shtatorit në Londër, për të dëgjuar ti shpjegonin gjithçka në lidhje me detyrën e tij të re, meqenëse CIA dhe SIS ishin akorduar për një bashkëpunim të ngushtë në një gamë të gjerë çështjesh.
Një nga këto ishte operacioni në Shqipëri.
Philby u emërua “Komandant“ shtesë dhe pjesa e punës së tij konsistonte në koordinimin e operacioneve të dy palëve me homologun e tij amerikan. Për të mundur të funksiononte në mënyrë efektive, duhej të ishte informuar për punën përgatitore që ishte bërë dhe zbarkimit që to të bëhej në fillim të muajit ntë ardhshëm.
Përpara se Caronia të mbërrinte në Nju Jork, në 8 tetor Philby bëri një udhëtim të këndshëm, siç kujton në librin e tij “My silent ëar “(Lufta e ime e heshtur), duke pirë arkën e shampanjës që ia kishte dorëzuar në kabinën e tij një mik “neverisht i pasur“ që bënte të njëjtin udhëtim. Dy ditë më pas mori detyrën e tij në Uashington, nën koperturën si sekretar i parë i ambasadës britanike.
Tashmë të rinjtë shqiptarë ishin prej një jave në atdheun e tyre dhe ishin duke kërkuar një rrugë ndërmjet maleve drejt zonës në të cilën kishin miq dhe familjarë.
Ishte një territor i egër dhe i pabanuar dhe dukej se kishte shumë pak rreziqe që të binin në ndonjë patrullë qeveritare.
Ata nuk e dinin, por misioni i tyre kishte qenë tradhëtuar.
Philby ishte një agjent që bënte lojë i dyfishtë. Punonte prej shumë vitesh për KGB-në e Stalinit. Kishte pasur një kontakt me një agjent sovjetik në shtator, përpara se të linte Londrën, siç tregon vetë ai dhe nuk kishte dyshim që i foli për operacionin në Shqipëri, përfshirë planin për një zbarkim të mundshëm në Karaburun.
Ky informacion i menjëhershëm nuk duhet të shpenzonte shumë kohë për të arritur në komandën e Moskës dhe të jetë transmetuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Sigurimi i Shtetit, policia sekrete lokale, ishte stërvitur nga kolegët sovjetikë të trajtonin raste urgjente si ai.
Lëvizjet klandestine mbijetojnë mbi parimin e sigurisë së rreptë dhe besimit reciprok. Nuk mund të mbijetojnë, as sadopak të operonin, nëqoftëse instruksionet e tyre u shkonin në mënyrë konsistente regjimeve që ata tentonin të mposhtnin.
Ekzistenca e një tradhtari si Philby, tamam në qendër të kooperimit të shërbimeve sekrete anglo-amerikanë është për rrjedhojë një arsye e mjaftueshme edhe pse qenë edhe të tjera, për falimentimin e paevitueshëm të aventurës Shqiptare.
Shumë pak dinë se Shtetet e Bashkuar dhe Britania e Madhe zgjodhën Shqipërinë, shtetin më të varfër europian si vendin sekret të luftës ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe si pikë e zjarrtë e sforcimeve të tyre për të marrë iniciativën në Luftën e Ftohtë, që kishte shpërthyer një vit më parë, në 1948.
Stalini kishte arritur një seri lëvizjes agresive. Kishte organizuar një pushtim komunist të Çekosllovakisë, pastaj kishte urdhëruar një bllokim të Berlinit, duke detyruar Shtetet e Bashkuara që të furnizonte qytetin me rrugë ajrore me shpenzime të mëdha dhe kishte rritur inkurajimin e saj dhe asistencën rebelëve komunistë që tentonin të të rrëzonin me forcë qeverinë greke.
Në fund të vitit 1948, Perëndimi kishte vendosur të reagonte me raprezalje.
“Operacioni Shqipëria” kishte lindur nga funksionarët amerikanë dhe britanikë në vijim të një mbledhje në Uashington, më pas aprovuar nga kryetarët e dy qeverive. Ishte një gjest politikë i studiuar me kujdes, bazuar në konceptin, që Stalini do të ishte impresionuar nga një vendim i Perëndimit për të ndërhyrë ushtarakisht kundër tij edhe pse në shkallë të zvogëluar në një nga pararojat e perandorisë së tij. Do ta kishte bërë të reflektonte gjatë përpara se të binte në sipërmarrje të tjera agresive.
Dhe aksidentalisht do të kishin mundur të largonin Shqipërinë nga orbita sovjetike, për ti dhënë fund qeverise së fortë të Enver Hoxhës, duke lejuar formimin e qeverie më të butë dhe më pak armike të perëndimit.
Pjesa ushtarake pati filluar në tetor 1949, kur skuadrat e para të agjentëve të armatosur nga britanikët, kishin zbarkuar në territorin shqiptar dhe përfundoi në fund të 1953, kur kishin shpallur publikisht falimentimin të një misioni të rëndësishëm nga amerikanët.
Agjentët ishin kapur dhe kishin dalë para gjyqit në Shqipëri. Gjithçka ishte njoftuar me bujë të madhe nga gazetat dhe Radio Tirana.
Burimet e informacionit sovietik i bëri referim herë pas here, por ndërkohë i që jepnin një mbulesë proceseve kundër “spiunëve“ dhe “tradhtarëve” më afër Moskës, deri në fiksim, me që për pjesën më të madhe ishin komplet të pafajshëm, duke minimizuar aventurën autentike të spiunazhit dhe përmbysjes perëndimore në Shqipëri.
Në Perëndim asnjë nuk ua vuri vesh protestave të qeverisë shqiptare.
Ose nëqoftëse e bëri, i vuri pak rëndësi, si një shfryrje tipike të një diktatura e fiksuar nga mania e gjuetisë së spiunëve.
As Kongresi Amerikan, as parlamenti britanik nuk kërkuan hetime në lidhje me operacionet ushtarake sekrete të organizuar nga qeveritë respektive.
Nuk dinin absolutisht asgjë. Në realitet, jashtë botës së shërbimeve sekrete dhe një pjese të ngushtë të qeverisë, praktikisht asnjë dinte që këto fakte kishin ndodhur. Dhe kështu qe për më shumë se një dhjetëvjeçar.
Nga fundi i viteve ‘60, pas zbulimit të tradhëtisë së madhe të Philby-t, grupe specialistësh dhe zbuluesish filluan të vështronin karrierën e tij. Libra të ndryshëm kanë përmendur operacionin në Shqipëri dhe rolin e rëndësishëm të Philby në kualitetin e komandantit shtesë, por asnjëherë nuk zbritën në detaje.
Kjo sepse të dyja qeveritë (amerikane dhe britanike) ishin të interesuara mbanin akoma një vello sekreti mbi ndodhinë dhe kërkonin të ndalonin që të bëheshin kërkime të thella mbi faktet.
Jo vetëm qeveritë refuzojnë të nxjerrin çështje operative ose emra agjentësh të përfshirë – dhe kjo do të ishte e kuptueshme – por nuk duan as të pranojnë se çfarë ka ndodhur.
Por nuk mohojnë, që edhe operacioni ka ndodhur. Ata kanë mbajtur këtë heshtje për më shumë se 30 vjet nga hedhjet e mëdha të parashutistëve në majin e 1953 dhe jo vetëm për faktin që më shumë se njëqind persona, britanikë, amerikanë dhe shqiptarë që morën pjesë në tentativën, kanë kallëzuar duke furnizuar prova për atë që kanë bërë, në besimin që interesi publik ka përfitim vetëm kur tregohet e vërteta.
Dokumentat e shërbimeve informative britanik në kohë lufte nuk bëhen publike asnjëherë, për të cilën nuk ka për t’u çuditur në qoftë se dokumentat që përshkruajnë këto episode të veçanta nuk janë në dispozicion. Personeli britanik që mori pjesë është akoma, në rreptësinë e kohës, të varur nga Official Segrets Act ligji mbi sekretin shtetëror, që përfshin gjithçka për mos ta bëjë fjalë. Megjithatë pranohet dhe mendohet që ligji në fjalë nuk do të kishte vlerë për ndodhi aq të largëta në kohë. Dikush ka kërkuar autoriteteve britanike, si do të kishin reaguar pyetjeve të bëra nga autori i këtij volumi.
Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me publikimin e informacioneve zyrtare sekrete është më liberal se ai britanik.
Është në fund të fundit, Freedom of informacion Act, ligji mbi lirin e informacionit. Mund të theksohet se një ligj kaq i ndritur duhet të lejojë publikimin së paku të pjesshëm të fakteve të ndodhura tani 35 vite të shkuara. Në fakt qëndrimi amerikan është akoma më i rezervuar nga ai britanik. Shtete e Bashkuara insistojnë në mbajtjen e “kapacitetit të një mohimi të miratuar“ në lidhje me ndodhitë në Shqipëri edhe pse sot ky mohim nuk duket më e aprovuar. Qeveria e Uashingtonit, ka urdhëruar nën frikën e aksioneve legale në drejtim të atyre që kanë marrë pjesë, të mos bënin fjalë në lidhje me pjesën që kishte në operacion dhe të mos pranonin as edhe që një operacion i tillë të kishte qenë. CIA u kujton të gjithëve duke u dërguar atyre kopjet e të impenjimeve sekrete të firmosura në vitet ‘40. Shumë amerikanë për të cilët flitet në këtë libër kanë marrë qortime të tilla.
Në shtator 1982, Luis J. Dube dhe funksionarë të caktuar për të rianalizuar informacionet për Drejtorinë e Operacioneve të CIA kanë deklaruar nën betim: “Kërkesa për zbatimin të Freedom of information Act, bërë nga ankuesi në lidhje me informacionet rreth tentativave të pretenduara, të operacioneve të agjencisë në Shqipëri ndërmjet 1945-1953, nuk mund të mos jenë pranuar as dhe kthyer, sepse një përgjigje pozitive ose negative nga kërkesat, mund të provokojnë në mënyrë të arsyeshme dëme të mëdha sigurimit kombëtar”.
Deponimi nën betim i Dube shpjegon se çfarëdo deklarate lidhur me episodin shqiptar mund të dëmtojë marrëdhëniet aktuale ose të ardhshme me qeverinë shqiptare dhe ndihmon Bashkimin Sovjetik.
Tek CIA janë në siklet që të pranonin se kishin stërvitur njerëz të armatosur dhe ti kishin dërguar në një vend të huaj në kohë paqe. Janë të shqëtësuar për se kanë bërë një dështim.
Përse pas kaq vitesh nga ngjarja, nuk duhet që publiku të dijë atë që u bë dhe atë që mësuan nga gabimet e bëra?
Përgjigjja e këtij pyetësori do të vij në faqet që do të pasojnë.
Vijon të shtunën e ardhshme
Kush ishte Nicholas Bethell
Nicholas William Bethell, (19 Korrik 1938–8 Shtator 2007) ka qenë një politikan britanik. Ai ka qenë edhe historian për Europën Qendrore dhe Lindor. Bethell ka qenë anëtar i Dhomës së Lordëve si konservator nga viti 1967 deri 1999. Ai ka qenë edhe anëtar i Parlamentit Europian nga viti 1979 deri më 1994, dhe nga viti 1999 deri më 2003. Në mesin e shumë librave që botoi, ishte edhe ai me titull “The great betrayal” (Tradhtia e madhe), ku flet për rolin e agjentit Kim Philby.