Albspirit

Media/News/Publishing

“Asnjë ndryshim nga Trump në rolin e SHBA në Ballkan”

Pas pohimit të ambasadorit Donald Lu në Tiranë, ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA se nuk do të ketë ndryshime thelbësore në politikat për shqiptarët dhe Ballkanin, ka ardhur edhe një tjetër zë autoritar nga Uashingtoni.

Diplomati veteran, Kyle Scott, ambassador i SHBA-së në Beograd, i cili po mban peshën e rëndë të përplasjeve me Moskën dhe propagandën e saj, duke arritur që ta tërheqë në rrugën atlantile kryeministrisr Vuçiç, është prononcuar për çështjen e rrokadës në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për agjencinë Beta të Beogradit, ambasadori Kyle Scott tha se “unë pres që politika amerikane të vazhdojë të jetë e fokusuar tek stabiliteti, pajtimi rajonal dhe reformat që çojnë drejt anëtarësimit në BE”.

Ambasadori foli në një event të posaçëm të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Serbi.

Duke përmendur përvojën e tij diplomatike, Scott tha se “kam përjetuar disa ndryshime pushteti në Shtëpinë e Bardhë, por asnjëherë nuk janë prekur politikat strategjike të jashtme të vendit”.

Ai tha se SHBA do të qëndrojë në Ballkan pasi ka një politikë të përcaktuar dhe me vullnet për të mbështetur vendet e rajonit.

Ambasadori amerikan në Beograd ka përmendur se SHBA ka dhënë edhe ndihma direkte ndaj Serbisë, që kalojnë shifrën e 350 milionë USD, çka tregon pikërisht vullnetin për të ruajtur politikën.

Please follow and like us: