Akte vandale, dhunohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir
Shtëpia e Alfabetit në Manastir është vandalizuar pikërisht në Ditën e Alfabetit. Në muret e saj janë shkruar parrulla anti-shqiptare si dhe është vizatuar kryqi i thyer nazist.
Derës së shtëpisë-muze i janë thyer xhamat dhe në mure është shkruar “Vdekje për shqiptarët”.
Ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal, i cili ndodh në Ditën e Alfabetit, kur muzeun e vizitojnë shumë njerëz nga të gjitha trojet shqiptare.
Please follow and like us: