HEGJEMONIA GREKE DHE PAAFTËSIA E SHTETIT SHQIPTAR PARA SAJ
Dr. VALBONA GJONI KARANXHA
Para disa ditësh nxora një artikull për dy shoferat të cilët u arrestuan ne Janinë për transportim të librave në gjuhën shqipe. Kjo ishte pak a shumë arsyeja të cilët këta dy punonjës të ministrisë së jashtme u ndaluan nga policia greke e sinjalizuar dhe e pregatitur për udhëtimin e tyre. Gjithashtu, përmënda se kjo ishte punë e brëndëshme, domethënë, policia greke ishte vënë në dijeni nga dikush. Dhe sipas burimeve, një punonjëse e doganës greke me ngritje mjaft të ulët në “hartologji”/gjeografi , kishte lexuar “gabimisht” një hartë të përqëndrimit të shqiptarëve – me atë të Shqipërisë Etnike.
Shtypi bëri të ditur se shoferat janë dënuar me 30 muaj burg, dhe nuk dihet a do të apelohet burgimi i tyre apo jo; nuk dihet ne se një mandat i “habeas corpus” do të aplikohet nga qeveria shqiptare ndaj asaj greke – meqënëse është pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe Konventës së Gjenevës- me qëllim që këta të fundit të prodhojnë materiale dhe arsye ligjore të mjaftueshme për arrestmin e tyre; të vërtetojnë në se kontrolli ishte bërë në bazë të dyshimeve të mjaftueshme; në se për dy shoferat kishte një urdher arresti nga gjykata (dhe çfarë gjykate) duke përfshirë juridiksionin e saj; në se atyre i janë gjetur materiale të ndaluara përveç atyre të cilat i janë dhënë nga misioni me të cilin ishin të ngarkuar. Të provosh fajësi në harta të lexuara dhe të interpretuara nga doganierë grekë nuk është arsye për të mbajtur në arrest, por është thjesht arsye për të denigruar dy shqiptarë të cilët po kryenin një detyrë të caktuar nga një organ shtetëror në bazë të ligjeve ndërkombëtare të artikuluara në Konvenëtn e Vienës (1961) Artikulli I (c, d & f).
Ajo që përbën shkelje të të drejtave të dy nënshtetasve të huaj është implikimi direkt i policisë greke me dy njerëz të cilët janë staf i një misioni diplomatik dhe të cilët në bazë të ligjit ndërkombëtar duhet të kenë aprovim nga Ministria e Jashtme e Greqisë dhe jo nga policia e Greqisë. Megjithse ky mision është po aq i ndërlikuar aq sa edhe i pakuptueshëm, është vështirë ta interpretosh në mënyrë ligjore, por dënimi i tyre pa dhënë kohë për një proçes të rregullt ligjor, në të cilin dy të akuzuarit kanë kohë të mjaftueshme të kenë përfaqsim ligjor në rang qeveritar dhe privat, për të mbedhur dokumente përkatse, për të pritur ndërhyrjen e institucioneve shqiptare dhe ato ndërkombëtare, dhe duke qënë se kjo është çështje ndërkombëtare atëherë proçesi i rregullt ligjor për gjykimin e tyre duhet të ketë një protokoll të caktuar -në rastin më të keq. Arestimi, gjykimi dhe dënimi nuk bëhen brënda javës – kjo tregon se Greqia tashmë nuk zbaton ligjet ndërkombëtare. Kjo është përtej absurdes dhe revoltuese.
Por për të hyrë në thelb të problemit, po ndalem në disa fenomene politike të cilët marrin revansh për shkak të mungesës së shtetit efektiv shqiptar. Shteti grek ka falimetuar në mardhëniet me Shqipërinë dhe si rrjedhim i politikave të tij të urrejtjes, fokusimi i diplomacisë greke në lidhje me vëndin tonë vepron në disa pika. Një nga këto pika është përhapja dhe ruajtja e hegjemonisë ne Shqipëri në zonen e Himares – qytetarë të se cilës janë të bindur që janë me nënshtesi greke; Hegjemonia greke vepron me egërsi mbi gjithashtu imigrantët e stabilizuar në Greqi, të cilët janë në presion të vazhdueshëm asimilimi tërësor në kulturën dhe etninë greke. Një nivel tjetër janë synimet territoriale, tokesore dhe detare, për të cilat Greqia nënshkroi traktatin me Sali Berishën në zonën e Detit Jon. Një nivel tjetër eshte pengimi per aderimin e Shqipërise ne BE dhe organizata të tjera. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Dhe së fundmi është nderhyrja e klerit grek ne punet e brëndeshme dhe varësia ende nga Kisha Autoqefale greke. Pra mardheniet me Greqin janë deshtim pas deshtimi, pa shpresa riparimi, në se Greqia nuk ndryshon politikën e saj.
Por po ndalem tek imigrantet si pjesa jone me vitale në Greqi dhe të lidh arsyet se si hegjemonia greke punon me plan afatgjatë për të modifikuar etninë tonë sipas nevojave të tyre. E para, imigrantët shqiptarë në Greqi janë skllavë. Janë njerëzit më të përbuzur, janë më të shtypurit, më të shfrytëzuarit, konsiderohen të pështirë, të padenjë. Imigrantët shqiptarë në Greqi janë në fund të piramidës sociale sa do me dinjitet të punojnë, sa do të sukseshëm të jenë, sa do të edukuar dhe të arsimuar të jenë. Shtetit grek nuk i interesojnë shqiptarët e arsimuar sepse kjo do të thotë se nuk ka kush të laj “WC”, dhe kush të mbajë pleqtë, kush të punoj në ara dhe kush të shtroj pllaka. Greqia ka numrin më të pa-sukseshëm të imigrantevë shqiptar në fushën e arsimit. Kur njerzit janë skllevër -sipas shtetit grek- atëherë ata nuk kanë nevojë të edukohen, me filozofi dhe histori, atyre nuk ka se çfarë ju duhet gjuha amëtare sepse ajo është gjuhë e përbuzur në shtetin ku ata jetojnë. Hegjemonia greke ka arritur të ketë nën kontroll popullatën shqiptare në Greqi, me shumë mënyra. Megjithse kjo e fundit e ka gjetur menyrën se si të mbajë gjallë kombësinë shqiptare. Realisht, kur një minoriteti ose popullate i priten burimet të cilat e mbajnë në lidhje më vendin amëtar atëherë ai asimilohet tërësisht. Pra një popullsi e asimiluar dhe pa shpresa për të ardhmen është popullsi e skllaveruar.
Por çështja është më e ndërlikuar se kaq, sepse arsyeja që grekët japin për arestimin e dy shoferëve të ambasadës është lojë gjeopolitike e cila po luhet në kurriz të Shqiptarëve cilët janë tërësisht të pa-aftë dhe të pa-fuqishëm për shkak të mungesës se shtetitdhe te lidershipit. Loja gjeopolitike luhet për disa arsye. E para, Shqipëria është prononcuar për hapjen e çështjes së Camërisë. Se sa e sukseshme do jetë ajo në këtë mision është për t’u parë, qeveria aktuale eshte mjeshtre e demagonjise, por meqënëse Greqia nuk do ta zbavis fare një mendim të tillë atëherë ajo do pengojë cdo përpjekje që kanë të bëjnë më këtë çështje. E dyta, shteti dhe kleri grek kanë desinformuar rregullisht shtetasit e tyre –duke i mbajtur ne injorane totale- me fakte historike të paqëna ose të transformuara me qëllim që këta të fundit të kenë një gjykim të njëanshëm për cështjet e fqinjëve të tyre, dhe te binden se hegjemonia greke eshte legjitime ne rajon. Greqia tashmë është në marrdhënie të acaruara me Turqinë, Maqedoninë, dhe Shqipërinë. Pra sic e kam theksuar është shtet problematik dhe si i tillë dëshmon për një shtet të dështuar në politikën e jashtme.
Si përfundim, ajo që na intereson ne është të zgjedhim betejat qe do të luftojme, dhe kjo fillon e para nga dinjiteti ynë si shqiptar. Shteti ynë shqiptar nuk është i aftë të mbroj as punonjësit diplomatik, lere më imigrantin e thjeshtë. Kjo është shumë dëshpëruese për shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë në një shtet armiqsor. A mund të pritet nga shteti shqiptar kur K/M i vëndit në vënd që të merrej me këtë cështje, shet piktura në New York. A mund të pritet dinjiteti nga shteti shqiptar kur autoritet greke nuk kanë repsektin dhe konsideratën më të vogël as për konsullin, as për ambasadorin shqiptar të cilin nuk e kanë lejuar as t’i dalë në mbrojtje shoferave. A mund të pritet nga një shtet i cili i kërkon para imigranëtëve në vënd që t’i mbështes? Përderisa keto pytje retorike te qendrojne nuk do te kete asnje pergjigje pozitive.