Anastacia zhvishet pasi mposhti kancerin e gjirit
Ylli i muzikës Anastacia ka realizuar setin e parë fotografik prej kur ka mposhtur kancerin e gjirit. 48-vjecarja është zhveshur e tëra për numrin e ri të revistës “Fault”, duke treguar format seksi dhe plagët e saj nga sëmundja, shkruan Daily Mail. Këngëtarja amerikane, në intervistën dhënë revistës ka rrëfyer se në fillim ka vuajtur shumë për sëmundjen e saj, por tani ajo ndihet më e fuqishme. Anastacia ka fituar dy betejat me kancerin e gjirit, njërën në vitin 2003 dhe tjetrën 10 vjet më vonë në vitin 2013.
Please follow and like us: