Albspirit

Media/News/Publishing

‘Marta’, shfaqja që pasqyron femrën shqiptare në kompleksitetin e vet në Teatrin Kombëtar

15135954_1850276428518191_7438026259942396337_n-copy

 

 

 

 

“Marta”, një shfaqje e re teatrale e shkruar nga Erand Sojli me Yllka Mujon në rol kryesor do të shfaqet në Teatrin Kombëtar.”Marta”është një dramë kushtuar femrës shqiptare.

Pjesa merr shkas nga sakrifica, përpjekja dhe marrëdhëniet që gruaja shqiptare ka ndërtuar me veten, shoqërinë, dashurinë, etj. Ajo kërkon sot të marrë pjesë në lëvizjen përmes së cilës njerëzimi tenton vazhdimisht ta përligjë dhe të kapërcejë veten; ajo nuk mund të pranojë të japë jetën veçse nëse jeta ka një kuptim; ajo nuk do të mundë të jetë nënë pa provuar të luajë një rol në jetën ekonomike, politike, shoqërore, “Marta” kushtuar femrës shqiptare .

“Ne nuk lindim gra: ne bëhemi të tilla. Asnjë fat biologjik, psikik, ekonomik nuk e përcakton trajtën që merr në gjirin e shoqërisë femra njerëzore; është tërësia e qytetërimit ajo që përpunon këtë produkt të ndërmjetëm midis  mashkullit dhe tredhakut që ne e cilësojmë femërore”.

Erand Sojli është gjithashtu regjisor i kësaj shfaqje ku interpretojnë edhe Kastriot Shehi dhe Eglantina Cenomeri, me skenografi të Markel Capos dhe kostumet nga Enada At’Nikolla. Muzika është realizuar nga Alban Male.

Please follow and like us: