Rënia e ‘patriarkatit’
Politikat aktuale gjinore po lënë në hije dhe injorojnë problemet me të cilat përballen sot meshkujt, kryesisht ata të rinj
Gazetarë, autorë dhe aktivistë kanë folur për një “krizë të mashkulloritetit” gjatë të paktën 50 viteve të fundit. Kjo temë është shndërruar në një shaka të rëndomtë. Çdo dekadë apo më shumë, shfaqet një varg librash të rinj që shqyrtojnë gjendjen e burrave dhe djemve. Dhe ne jemi në mes të një cikli të tillë. Në vazhdën e krizës financiare të vitit 2008, është bërë e zakonshme – të paktën në disa qarqe më pak feministe – të shihen burrat si humbësit kryesore të ekonomisë post-krizës.
Dhe kjo ka përtërirë shqetësimet më të hershme në lidhje me rënien e dukshme të statusit të burrave, teksa ata përpiqen të gjejnë vendin e tyre në një botë post-patriarkale. Siç vëren Hana Rozin tek libri i saj “Fundi i burrave”, kriza financiare e rrënoi klasën e mesme amerikane, por preku burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme. Ajo shpejtoi trendet ekonomike që dukej se godisnin më tepër burrat dhe ku përfituese nga ana tjetër ishin gratë.
Që nga viti 2000, ekonomia amerikane ka humbur mbi 6 milionë vende pune në prodhim. Ndërsa fitimet e punës në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia dhe shërbimet bëjnë diferencën, këto janë sektorë thuajse tërësisht të dominuar nga gratë. Për rrjedhojë, shkruan Rozin, burrat janë “ç’montuar” dhe gratë janë lejuar të “mbledhin pjesët”. Rënia e industrive prodhuese shkon dorë për dore me rritjen e numrit të grave që punojnë, dhe rënien e numrit të burrave – një prirje që reflektohet edhe në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, ndërmjet viteve 1971- 2013, shkalla e grave në punë u rrit nga 53 për qind në 67 për qind, ndërkohë që për burrat pësoi një rënie të ndjeshme nga 92 për qind në 76 për qind. Kjo, nënvizon zyra, është vetëm pjesërisht rezultat i reduktimit të barrierave të hyrjes për gratë – dhënies fund të diskriminimit të grave në vendin e punës dhe zbatimit të pagesës së barabartë.
Në vend të kësaj, është rënia e industrive prodhuese të dominuara nga meshkujt – duke filluar që në vitet 1960 – ajo që duket se luan rolin më të rëndësishëm në rënien e punësimit të meshkujve.
Dhe nuk është vetëm se ekonomia po vuan nga prodhimi i më shumë “punëve për gra” apo “për burra”. Në hapësirën e vetëm disa dekadave, gratë kanë uzurpuar profesionet tradicionalisht mashkullore. Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave mbi Punën, në vitin 2011 gratë mbanin 51.4 për qind të vendeve të punës menaxheriale dhe profesionale; 61.3 për qind të vendeve të punës e kontabilitetit; dhe rreth gjysmën e vendeve të punës në banka dhe kompanitë e sigurimeve.
Prirjet sugjerojnë që gratë do të tejkalojnë shumë shpejt burrat edhe në sektorin e shëndetësisë. Kjo pasqyron një fenomen që Rozin e etiketon si “Gratë plastike” dhe “Burrat karton”, ku gratë kanë qenë më fleksibël ndaj situatave, duke gjetur mundësi të reja ekonomike, ndërsa burrat kanë mbetur në vend duke hezituar të ndryshojnë. Sipas shifrave të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, gratë kanë tashmë 35 përqind më shumë gjasa për të shkuar në universitet sesa meshkujt.
Dhe djemtë e bardhë të klasës punëtore, kanë më pak gjasa për ndonjë rritje demografike, me vetëm 8.9 përqind. Zhvendosja e tregjeve të punës në perëndim, ka krijuar një kërkesë më të lartë për punëtorë të arsimuar në universitete, dhe sërish edhe këtu meshkujt mbeten dukshëm më prapa.
Në hapësirën e disa brezave, paragjykimi gjinor në arsimin e lartë ka ndryshuar. Tanimë, disa administratorë në kolegjet amerikane kanë pranuar të praktikojnë diskriminimin pozitiv ndaj kandidatëve meshkuj. Edhe pse gratë janë ende të nënpërfaqësuara në sallat dhe korridoret e pushtetit, hapat që kanë ndërmarrë kanë qenë të jashtëzakonshme.
Sikurse e vë në dukje Rozin ”duke patur parasysh shpejtësinë e dukshme të forcave ekonomike dhe forcave të tjera në punë, këto rrethana kanë më shumë gjasa të jenë reliket e fundit të një epoke në zhdukje, dhe jo një konfiguracion i përhershëm”. E megjithatë, gjatë kësaj periudhe, pozita e burrave në punë dhe familje ka mbetur në vend dhe i dobët. Gratë tashmë punojnë më shumë dhe prindërojnë më shumë. Ndërsa burrat punojnë më pak dhe prindërojnë vetëm paksa më shumë. “Ata e humbën arkitekturën e vjetër të burrërisë, por nuk e kanë zëvendësuar ndonjë tjetër të re e të dukshme”- përfundon Rozin.
Të drejtat e burrave
Situata në të cilën e gjejnë veten tani burrat, është e shoqëruar me një rritje të interesit ndaj të ashtuquajturit aktivizëm për të drejtat e meshkujve. Edhe pse ka ekzistuar më heret – në një formë apo një tjetër – të paktën prej viteve 1970, deri kohët e fundit ka qenë i fshehur si një përgjigje e ashpër për ngritjen e feminizmit dhe përfitimet e grave. Tani, kjo lëvizje po synon të zhvendoset në qendër të skenës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, shkrimtarë si Martin Dabnej dhe Piter Lloid po shfaqen në faqet e para të gazetave dhe emisionet kryesore televizive. Edhe disa deputetë, si Filip Dejvis, kanë filluar të bëjnë fushatë mbi gjendjen e “burrave dhe djemve”. Megjithatë, shumë nga shqetësimet aq të përfolura, kanë mbetur mjaft konstante. Aktivizmi i të drejtave të burrave siç e njohim ne sot, u rrit nga puna e Uoren Farrellit, një ish-aktivist feminist që dikur numëronte Gloria Shtejnhajmin në mesin e aleateve të tij politike.
Teksti themelues i lëvizjes, “Miti i Pushtetit Mashkullor” nga Farell (1993), kërkonte të ripërcaktonte ato që më hëret cilësoheshin si treguesit e pushtetit mashkullor në tregues të nënshtrimit mashkullor. Ai e theu konsensusin feminist, duke argumentuar se mbështetja e familjes mbi burrat- të cilët qenë të detyruar të kishin sukses, duke siguruar një punë dhe punuar më orë të gjata edhe kur u shtuan divorcet – përbënte një formë të shtypjes gjinore që shoqëria këmbëngultë ta injoronte.
Për Farrell, dominimi ekonomik dhe social i meshkujve qe një perde tymi. Ai e përcaktoi pushtetin si kontrollin mbi jetën e dikujt. Dhe ndonëse burrat ishin fillimisht të lirë për të ushtruar lirinë e tyre sociale dhe ekonomike, ai argumentoi se ata mbeteshin gjithësesi të socializuar në pranimin e detyrimeve kufizuese, vetë-shkatërruese për familjet e tyre dhe
gratë në përgjithësi.
Në një pasazh të çuditshëm, ai do të pyeste nëse burrat ishin shndërruar në “zezakët e rinj”:”Zezakët detyroheshin nga skllavëria të bënin punët më të rrezikshme të shoqërisë, burrat janë të detyruar nga një socializimi të kryejnë në punët më të rrezikshme të shoqërisë … Kur skllevërit u lironin vendet e tyre në ambjentet publikke të bardhëve ne e quanim atë nënshtrim, kur grate u lirojnë vendin grave të tjera, ne e quajmë këtë edukatë”.
Lëvizja për të drejtat e meshkujve, cilësohet shpesh si një reagim mizogjenik kundër feminizmit. Kritikët e saj kanë argumentuar paturpësisht se ajo ka ndihmuar në ushqimin e imagjinatës vrastare të Eliot Roxhersit, 22-vjeçarit që vrau 6 vetë dhe plagosi 14 të tjerë në Isla Vista në vitin 2014, duke lënë pas një “manifest” që shfaqte urrejtjen e tij të grave dhe minoriteteve. Në fakt, të drejtat e burrave janë imazh në pasqyrë i feminizmit.
Gjatë dekadave të fundit, kërkesat egalitare për çlirimin e grave janë eklipsuar nga një feminizëm i ri, i fiksuar me pikturimin e të gjitha grave si viktima. Sot feministet jo vetëm që përjetësojnë mitet mbi kulturën e përdhunimit dhe hendekut gjinor të pagave, por këmbëngulin në lidhjen e nyjave në çështje të gjera që nuk kanë lidhje – a thua se këngët pop “seksiste” dhe taksat tampon, janë një vazhdimësi e dhunës në familje. Nëse jeni në kërkim të shenjave të viktimizimit femëror – në rast se shpërfillni të gjithë faktorët e tjerë socialë dhe përvojat e të gjitha grave së bashku – nuk do t’i gjeni dot ato. Të drejtat e burrave kanë dëshmuar se të dy mund ta luajnë atë lojë.
Përtej luftës gjinore
Në një kohë kur njerëzit në Perëndim po përballen pasiguri ekonomike dhe sociale, një rikthim tek politikat gjinore mashkullore, është paradoksalisht sa vetëm sa duke e turbulluar çështjen. Dhe politika gjinore e ka bërë këtë në shumë mënyra. Edhe pse gjeneratat e mëparshme kanë luftuar për një nivel pabarazish gjinore, ata e kuptuan se këto pabarazi qenë ekonomike, ligjore dhe sociale në natyrë.
Por politika gjinore – me parrullën e saj “personalja është politike” – rilëshon sfidat që ndikojnë sa burra po aq edhe gratë, në termat e viktimës specifike gjinore dhe vlerësimit. Prandaj pyetjet rreth asaj se si burrat dhe gratë janë parë nga shoqëria – se sa janë vlerësuar –bëhen papritmas tepër të rëndësishme. Siç e ka theksuar luftëtari i të drejtave të burrave Piter Lloid “fikni çdo kanal televiziv ose radionik, dhe ja ku do keni një bisedë globale mbi burrat – nganjëherë të maskuar sikur është për gratë – që do të zhvillohet pa ne. Këto të gjitha Ndikojnë gradualisht botët tona”’.
Hapësira e fundit për të dyja lëvizjet është klasa. Kjo është arsyeja pse grate e arsimuara privatisht, që ndjekin universitetet e Russell Group, të ndjehen rehat kur i etiketojnë ”të privilegjuara” gratë e klasës punëtore. Dhe mbetet fakti se kjo nuk është thjesht për burrat dhe djemtë, por për burrat dhe djemtë e klasës punëtore, të cilët janë duke i parë gjithnjë e më të kufizuara mundësitë jetësore që nga lindja e tyre.
Nëse duam të kuptojmë thelbin e problemit, duhet të gjejmë mënyrën si t’i zëvendësojnë ato miliona vende pune në prodhim që janë zhdukut, si të ndërtojmë një ekonomi dhe një sistem arsimor që u shërben të gjithëve. Përndryshe seancat terapeutike për meshkujt nuk do të ndihmojnë aspak.
Ekzistojnë shumë pyetje që mbeten pa përgjigje. Pse femrat janë përshtatur aq mirë në këtë botë të re post-industriale, ndërsa burrat kanë mbetur prapa? A janë gratë tashmë të destinuara të dominojnë arsimin e lartë? Por një gjë është e qartë. Nëse burrat realisht janë të humbur, politika gjinore nuk ka asnjë mënyrë për t’u kthyer pas.
/ Spiked Review – www.bota.al