Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja nga Tetova në Maqedoni që turpëron më të bukurat e pasarelave të modës

tetovarja3

Juli Loloçi

 

Albina Misimi është një vajzë nga Tetova në Maqedoni. Është vetëm 19 vjeç dhe vazhdon studimet universitare në vit të parë. Dy ose tri vjet vjet më parë ajo ka filluar të merret me fitness dhe befas është shndërruar në një ikonë bukurie jo vetëm në hapësirën shqiptare dhe në Maqedoni, por edhe më gjerë.

 

Kush është Albina Misimi?

Natyrisht se jam një vajzë jo si gjithë të tjerat. Mbart disa detyra mbi supet e mia, por kryesorja është familja ime. Jam tetovare, gati 19 vjet. Para se të filloj të merrem me fitnes, jam njohur si një nxënëse e mirë, si në shkollë fillore edhe në të mesme. Tani jam në studime universitare dhe njekohësisht merrem edhe me fitnes.

Nga një vajzë krejt e panjohur, befas ke tërhequr vëmendjen e medias. Cila është arsyeja?

Në fakt mediat kanë tërhequr vëmendjen time. Jam tip i hapur dhe nuk shmang bisedat rreth jetës sime, profesionit, aspiratave dhe gjithçka që lidhet me ëndrrat e kësaj moshe. E kjo gjë mesa duket u ka rënë në vesh gazetarëve dhe shpesh herë kam qenë cak i pyetjeve dhe intervistave të ndryshme.

Cilat janë pasionet më të mëdha të Albinës?

Pasioni më i madh është ai për të cilin njihem dhe që po e bëj vazhdimisht, pra fitnesi. Por ka edhe të tjera pasione të cilat janë të lidhura me sportin. Pasion e kam edhe leximin, shpesh herë më zë gjumi me libër në dorë, pasi vetëm kur shtrihem kam kohë që të lexoj diçka jashët asaj që na angazhojnë në fakultet, në studimet universitare.

Shpesh bëhet një pyetje e zakonshme: Si i njihni ju viset shqiptare dhe në cilat prej tyre keni shkuar për vizitë?

I njoh shumë mirë dhe kam shëtitur thuaj se 90% të viseve shqiptare. Andaj gjithmonë preferoj që nëpërmjet turizmit të arrij dhe të njohë ende më mirë viset tona.

Të bëhesh e njohur në Tetovë dhe jo vetëm, çfarë duhet të disponosh sipas jush?

Suksesi i çfarëdolloj biznesi shihet në para dhe vetëm në para, ndërsa suksesi i fitnesit shihet në linjat trupore, andaj mendoj se një trup në formë dhe një sjellje e mirë janë çelësi i fames për një bukuri njerëzore. Natyrisht se ka një vend të veçantë edhe bota shqiprtërore, ana intime, që jo nga çdokush mund të zbulohet.

A është e vërtetë se ka nje mentalitet konservator në disa zona shqiptare në Maqedoni?

Të paktën jo në vendin ku jetoj unë. Edhe pse Maqedonia shpesh herë paragjykohet për mbrapambeturi, naivitet ose mentalitet konservator, unë asnjherë nuk kam hasur në kësi problemesh. Përkudazi shumë njerëz më përkrahin, më komplimentojnë, më këshillojnë dhe më përcjellin për të ecur përpara. Por mendoj se nuk mund të gjykohet një shoqëri e tërë duke u bazuar në disa individë të veçantë.

Një revistë europiane i përmend shqiptarët si raca më e bukur në kontinent, mendimi juaj?

Kemi përqindjen më të lartë të rinisë në Evropë dhe kur kësaj i shtohet edhe raca e pastër ilire, atëhere rezultati mendoj se është pikërisht si ai i vlerësimit të revistës europiane.

Please follow and like us: