Albspirit

Media/News/Publishing

Thaçi: Alfabeti i gjuhës shqipe përcaktim i identitetit të kombit kah kulturës evropiane

thaciPërzgjedhja e një alfabeti latin 108 vjet më parë nga dijetarë të shquar shqiptarë, ishte pikë kthese në historinë tone, deklaroi sot pasdite, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi në një postim në statusin e tij social Facebook, në vijim, u shpreh se: “Për gjuhën shqipe përdorej vetëm një alfabet të cilin mund ta mësonin dhe ta lexonin të gjithë. Por, në fillim të shekullit XX, alfabeti nuk ishte vetëm mjet për shkrim e lexim, por edhe përcaktonte orientim të vlerave”.

“Përcaktimi për alfabetin që kemi sot ishte përcaktim i tërë kombit kah kultura dhe bota evropiane ku shqiptarët kanë pasur gjithmonë shtëpinë. Vizioni i intelektualëve shqiptarët atë botë na frymëzon edhe sot. HTH”, shkruan Thaçi.

Please follow and like us: