Trump dhe Kosova, komenti i ambasadorit amerikan në Beograd
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, konsideron se nuk ekziston asnjë tregues së administrata e Donald Trumpit do të ndryshojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës, shkruan Deutsche Welle.
Ambasadori amerikan nuk pret që Trump si president i Shteteve të Bashkuara, do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme ndaj Ballkanit.
“Pres që interesant tona në Ballkan të mbeten të njëjta dhe se do të fokusohemi në stabilitet, pajtimin rajonal, do të inkurajojmë vendet e rajonit të vazhdojnë modernizimin dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Scott gjatë një takimi në Odën Ekonomike të Serbisë.
Ndërkaq I cituar nga agjencia Beta ne Beograd ai tha se “Unë pres që politika amerikane të vazhdojë të jetë e fokusuar tek stabiliteti, pajtimi rajonal dhe reformat që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Kam përjetuar disa ndryshime pushteti në Shtëpinë e Bardhë, por asnjëherë nuk janë prekur politikat strategjike të jashtme të vendit”.
Ai tha se SHBA do të qëndrojë në Ballkan pasi ka një politikë të përcaktuar dhe me vullnet për të mbështetur vendet e rajonit.