Albspirit

Media/News/Publishing

Violinisti rus Stanislav Mallishev koncert në Tiranë

piano-drom-tirana-2016-foto-agim-dobi-8 Violinisti virtuoz rus Stanislav Mallishev i shoqëruar në piano nga artistja shqiptare Klejda Tare u mirëpritën nga artdashësit kryeqytetas në koncertin e organizuar në kuadër të festivalit të IV Ndërkombëtar “Pianodrom”.

Mes tingujve klasikë të Alfred Shnitke dhe kompozitorit bashkëkohor shqiptar Aleksandër Peçi dy artistët u duatrokitën mbrëmjen e djeshme nga publiku në sallën e Akademisë së Arteve.

Virtuozi rus që përfaqëson Konservatorin e famshëm “Pjotr Çajkovski” interpretoi sonatën Nr. 1 dhe “A Paganini” të kompozitorit rus Alfred Shnitke. Ndërsa pjesë e programit ishin edhe “Barokjare” dhe Sonata Nr. 2 “Mouvement contraire” (“Lëvizje të kundërta”) të kompozitorit bashkëkohor shqiptar Aleksandër Peçi.

piano-drom-tirana-2016-foto-agim-dobi-9Stanislav Mallishev është laureat i konkurseve të shumta ndërkombëtare. Ai Përformon vazhdimisht me orkestra simfonike dhe ato të dhomës ruse dhe të huaja, si për shembull orkestra simfonike e Nicës (Francë), orkestra akademike e dhomës “Musica Viva” etj.

Repertori i Stanislavit përfshin vepra të ndryshme që nga epoka e barokut deri tek autorët bashkëkohorë.

Please follow and like us: