Albspirit

Media/News/Publishing

Virgjëria në Japoni është trend, por ja çfarë bëjnë femrat për të zëvendësuar vetminë

Të jesh e virgjër në Europë dhe në disa vende të botës mund të konsiderohet pa frikë tabu dhe bëhet menjëherë lajm i ditës, por në Japoni për femrat e moshës 18-34 vjeç kjo është diçka mëse normale. Mund të themi pa frikë se në Japoni gjenden me shumicë femrat e virgjëra, rreth 44.2 për qind e tyre.

Por ajo që e bën dhe më interesant faktin se si ndihen femrat në Japoni, çka është bërë dhe hit në rrjet, ka qenë veprimi i një vajze të dëshpëruar, pas ndarjes nga i dashuri i saj.

Kur Ayumi Saito ishte 22 vjeçe, u nda nga i dashuri i saj Ayumi, banore në Tokio, gjeti një mënyrë të lehtë për ta rimarr vetën nga boshllëku që la ish i dashuri.

Ajo shkarkoi një lojë romance në telefonin e saj, dhe u bë një nga miliona gra në Japoni që transformoi intimitetin e jetës reale në një fantazi.

“U ndjeva e vetmuar”, thotë Ito, tani 31-vjeçare. “Meshkujt japonez tremben dha nuk janë lajkatues të mirë ndaj grave. Por vajzat duan të dëgjojnë ‘Të dua’”, shton ajo për CNN.

Të dashurin virtual që ajo e gjeti në lojën ‘Metro PD: Close To You’, i ka të gjitha gjërat që ish i dashuri i saj nuk i kishte. “Kur isha e lodhur në fund të ditës, para se të flija, fjalët e tij më lehtësonin shumë”, rrëfen japonezja.

Në vitin 2014 industria e lojërave romantike në Japoni arriti vlerën në 130 milionë dollarë. Në një shoqëri ku 44.2 për qind e vajzave, pothuajse gjysma në një mijë në moshat 18-34 janë të virgjëra, kjo industri me sa duket është shndërruar në një mani për intimitet në Japoni.

Please follow and like us: