Anastacia set fotografik për “Fault Magazine”, pas sëmundjes së rëndë
Gjysëm e zhveshur dhe shumë e bukur në një set fotografik për “Fault Magazine” Anastacia tregon udhëtimin e saj përmes sëmundjes, tumorit dhe frikës.
“Shenjat e mia janë pjesë e udhëtimit tim dhe mënyra për të kujtuar atë çfarë kam kaluar”, shkruan në Instagram duke publikuar foton e kopertinës së revistës.
Një mesazh shprese dhe inkurajimi për të gjithë ata që kalojnë të njëjtën sëmundje. Nga 2003 tek 2013 këngëtares iu desh të luftonte me këtë sëmundje të rëndë.
Tani është 48 vjeç dhe e keqja duket se ka kaluar për të, falë ekzaminimeve parandaluese operacioneve , por Anastacia nuk do dhe nuk dëshiron të harrojë.
Lufta e saj mbetet ajo e një gruaje kundër sëmundjes, që i rrëmbeu feminilitetin, autostimën dhe sigurinë në vetvete. Këto foto, me shenjat që duken, janë prova që mund të kthehesh grua dhe mund të tregosh përsëri trupin tënd pa pasur turp.
Ajo e bën në një sërë fotosh shumë të bukura të Andres De Lara, në të cilat shenjat e saj transformohen në art, ashtu si tatuazhet, arti i jetës, ai udhëtim që Anastacia ka përmbushur për të pasur sërish besim në vetevete dhe në trupin e saj. Shenja për mos t’u harruar./Tgcom24/