Albspirit

Media/News/Publishing

CORRIERE DELLA SERA – Trampi: Dhëndri im do të sjellë paqen në Palestinë. Për klimën do të mendohem

 

Donald Trampi, në selinë e “Nju Jork Tajms”, flet për gjithçka. I pyetur nga gazetarët nëse do ta zhbëjë marrëveshjen për klimën, përgjigjet: “Po e shqyrtoj. Kam pikëpamje të hapura”. Pranon se ka “lidhje mes veprimtarisë njerëzore dhe ndryshimeve klimatike” por thotë se do të llogarisë më parë ndikimin mbi kompanitë.

Për rolin e Amerikës në botë, thotë se nuk i takon asaj të ndërtojë shtete. Siria është “problem për t’u zgjidhur” kurse po politikën e jashtmë, ëndërron “paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve” duke sugjeruar që në këtë proces mund të ndikojë shumë Xherd Kushneri, dhëndri i tij hebre ortodoks.

I pyetur për akuzat se ai ka konflikt interesash me presidencën, tha: “Të jetë për disa njerëz, nuk do të më linin të takoja as vajzën, Ivankën”.

Kur u pyet se ç’do të bënte me akuzat ndaj familjes Klinton dhe kërcënimin se do t’i fuste në burg, Trampi tha: “Nuk dua t’i lëndoj. Hillaria ka vuajur shumë” duke shpresuar që mbëshettësit e tij të mos zhgënjehen nga kjo zbutje e qëndrimit.

Trampi u ankua para gazetarëve edhe për trajtimin e padrejtë që i kanë bërë gjatë fushatës. “Për fat të keq, i lexoj gazetat. Do të jetoja 20 vjet më shumë sikur të mos i lexoja”, tha.

Please follow and like us: