Albspirit

Media/News/Publishing

Dalai Lama do të takojë Donald Trump

Në fund të shtatorit, videoja e tij duke vënë në lojë Donald Trumpin për formën e flokëve dhe mënyrën e të folurit, argëtoi pamasë sidomos kundërshtaret e republikanit.

Dalai Lama deri më tani kishte heshtur mbi zgjedhjen e manjatit si President i Shteteve të Bashkuara, por një mesazh i tij në Tëitter i marrë nga Associated Press, tregon se çfarë mendimi ka lideri shpirtëror tibetian mbi këtë presidencë dhe nuk është ai që mund të pritet.

Dalai Lama thotë se lidershipi i Trumpit nuk e shqetëson aspak. Ai shton se ka ndërmend të vizitojë Shtetet e Bashkuara pasi republikani të marrë zyrtarisht postin dhe se e pret me padurim takimin me të.

“Mendoj se ndonjëherë gjatë fushatës, kandidatët kur flasin i japin vetes më shumë liri nga ç’u takon. Në momentin që zgjidhen pastaj, duke qenë se kanë tjetër përgjegjësi mbi supe, vizionin e tyre dhe veprimet që do të bëjnë duhet t’i përcjellin në përputhje me realitetin, ndaj nuk kam shqetësime dhe mezi e pres një takim me presidentin e ri”, thotë ai.

Përpara reporterëve në Ulan Bator, udhëheqësi shpirtëror në mërgim tha se i konsideron Shtetet e Bashkuara si kombin lider  të “botës së lirë”. Vetë miliarderi ndërkohë, pas përpjekjes për afrimin e Mitt Romneyt, hodhi hapin pajtues të radhës duke caktuar ambasadore të Shteteve të Bashkuara në OKB ish-kritiken e ashpër të tij, Guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley.

Haley, e bija e një çifti emigrantësh indianë, është e para femër dhe i pari person jo i bardhë që emërohet në një post të nivelit qeveritar brenda administratës Trump.

Please follow and like us: