Albspirit

Media/News/Publishing

Mongolët, mjeshtërit e mashtrimit

Mongolët, duke luftuar nën udhëheqjen e  Genghis Khanin dhe pasardhësit e tij përdornin gjerësisht marifete, që të krijonin idenë se ata ishin një ushtri shimë e madhe, ndërkohë që e vërteta ishte ndryshe.

Në vitin 1204, natën përpara betejës së fundit për supermaci në stepa, Genghis Khani urdhëroi secilin prej ushtarëve të tij që të ndizte pesë zjarre. Ai shpresonte që armiku i tij, Naimanët do të demoralizoheshin nga iluzioni i një ushtrie të tillë.

Në 1220 civilët e kapur në Bukhara u detyruan që të qëndronin përpara mureve të Samarkandës dhe të valëvisnin flamuj mongolë. Kjo bindi garnizonin e qytetit që mongolët ishin shumë më tepër në numër se sa ata, në një kohë që e kundërta ishte e vërtetë.

Në 1221 në Afganistan, një forcë mongolësh bënin kukulla dhe i vendosnin mbi kuajt rezervë. Edhe pse armiku u gënjye, kjo gjithsesi nuk i ndihmoi luftëtarët e stepave në këtë rast.  Mongolët, që në këtë rast nuk udhëhiqeshin nga Genghis Khani, u mposhtën.

Please follow and like us: