Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenden dy piktura të Van Gogh, të vjedhura në Amsterdam nga Kamorra

quadro-van-gogh-660x375Policia italiane ka ndërmarrë një aksion arrestimesh ndaj organizatës kriminale të mafies  Kamora, që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por ajo që ka surprizuar policinë nuk kanë qenë paratë, armët dhe droga,por dy piktura të Van Gogh, të cilat rezultojnë të vjedhura kohë më parë nga një muze me famë botërore.

366565_0_0Hetimet e këtij operacioni janë kryer nga Drejtoria antimafia e Napolit. Dy pikturat e famshme janë vjedhur më 7 dhjetor të vitit 2002 në Muzeun e Amsterdamit së bashku me piktura të tjera. Ndonëse disa anëtarë të bandës u arrestuan rreth 1 vit më vonë, mallrat e vjedhura në muze nuk u gjetën.

14502852_10154152280434011_5181984035119450595_nDy pikturat e Van Gogh “Kongregacioni lë kishën e reformuar të Noenen” e vitit 1885 e “Plazhi  i Scheveningen para stuhisë” pikturuar më vitin 1882,  u gjetën nga Guardia di Finanza në një klub nate në Castellammare di Stabia (Napoli).

Please follow and like us: