Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë e vetme në histori që vendosën të ekzekutonin të njëjtin presidentin amerikan

dy-gra-vendosen-te-ekzekutnin-presidentin-amerikan

Lynette Fromme dhe Sara Jane Moore janë emrat e dy femrave të cilat mësohen në librat e historisë në Amerikë si dy atentatoret për vrasjen e një presidenti amerikan. Siç dihet, dy burra kanë ekzekutuar dy nga presidentët e mëparshëm, përkatësisht Abraham Lincoln dhe John F. Kennedy. Emrat e grave në fjalë janë më pak të njohura edhe pse janë të vetmet femra në histori që kanë tentuar të ekzekutojnë një president. E çuditshmja është se të dyja kanë tentuar të vrasin të njëjtin president: Gerald Ford. Jo vetëm që vendosën të ekzekutonin të njëjtin president, por të dyja vendosën ta bënin këtë në shtator të vitit 1975, pa pasur asnjë lloj lidhje apo kontakti me njëra-tjetrën. Moore, 45-vjeçarje, një punonjëse e FBI-së, mori si ndëshkim 30 vjet burg për arsye se qëlloi një plumb të dështuar ndaj presidentit. Ndërsa 26-vjeçarja Fromme mori një dënim prej 34 vjetësh burg sepse ia drejtoi pistoletën në kokë presidentit.

Please follow and like us: